30 tetor 2009

Spaleti-Zenit, “po” për 8 milionë euro

Arrihet marrëveshja mes klubit rus dhe ish-trajnerit të Romës për dy sezone

As Milan, as Spanjë, as ajo që u parashikua nga të gjithë ditët e fundit, Reali i Madridit. Luçiano Spaleti, në fund të kampionatit rus, do të jetë zyrtarisht trajneri i Zenitit të Shën Pjetërburgut. Kontrata është arritur për dy sezone mbi bazën e një rroge 4-vjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon, me opsion për sezonin 2012. Një “piacë” e lartë për një teknik me ambicie.
Ish-trajneri i Romës, qenka që tani duke bashkëpunuar me drejtuesit e klubit të tij të ri në prag të merkatos së janarit.
Do të ketë gjithsesi në dispozicion burime të mëdha finnciare për një fushatë përforcimi të rëndësishme: Zeniti, pikërisht që kur ka vendosur të ndjekë projektin e Spaletit, është ngjitur në vendet e larta të renditjes së kampionatit rus, duke qenë në zonë të mirë për të luajtur të paktën në ndeshjet paraeleminatore të Championsit në sezonin që vjen.
Por Është e pashmangshme në këtë aspekt, të mos bashkohet emri i Spaletit me ndonjë nga “benjaminët” e tij të Romës: Pizarro e Perrota janë për shembull në skandencë të kontratës. Por dje, sapo Roma ka mësuar se dy mesfushorët kërkohen nga Spaleti dhe Zeniti, klubi verdhekuq ua ka rinovuar kontratën: kilianit Pizarro deri më 2013-ën, ndërsa Perrota ka nënshkruar deri më 2011-ën.
“Arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës ekonomike për paraqitjet sportive, - lexohet në një komunikatë të klubit, - nga sot (dje) deri më 2013-ën. Pizarro do të përfitojë 3.2 milionë euro për çdo vit sportiv, përveç shpërblimeve individuale dhe arritjeve të objektivave të skuadrës. Ndërsa Perrota do të përfitojë 3.1 milionë euro për sezonin sportiv 2010-1011, përveç shpërblimeve dhe objektivave të përcaktuar nga klubi”. Një lëvizje e shpejtë ajo e klubit roman, duke mos i lënë mundësi ish-teknikut të vet “të ekstradojë” nga Italia në Rusi dy mesfushorët në fjalë.