28 nëntor 2009

Alonso: Largimi nga Liverpooli, vendimi më i vështirë

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka shpjeguar se vendimi i tij që të largohet nga Liverpooli, ka qenë më i vështiri që ka bërë ndonjëherë.
“Kur të propozohet diçka kundër vullnetit tënd, nevojitet ca kohë për ta pranuar atë situatë...”.
“Ky është realiteti në futboll, sipas të cilit kurdo që nuk dëshirohesh nga një skuadër, ajo të propozon largimin, ndërsa atëherë më është dashur të kërkoj një skuadër tjetër”, ka thënë Alonso, i cili ka shtuar se një vit para transferimit te Reali, ai ishte bërë i padëshiruar në Anfield nga trajneri Rafael Benitez.
Ky i fundit fillimisht tentoi ta transferonte spanjollin te Juventusi që ta sillte Gareth Barryn te Liverpooli. Ndërsa një vit më pas erdhi oferta nga Madridi dhe Alonso u transferua atje.