29 nëntor 2009

Eboue: Kujdes nga Drogba!

Mbrojtësi i Arsenalit, Emmanuel Eboue, ka paralajmëruar skuadrën e tij që ta mbikëqyrë sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, në derbin e të dielës në Emirates.
“Mund ta fitojmë ndeshjen dhe jam i bindur se mund të shfaqim forcën tonë për titull”.
“Chelsea është një skuadër shumë e mirë me shumë lojtarë të mirë, mirëpo edhe ne kemi shumë lojtarë të cilët janë të të njëjtin nivel”.
“Drogba është kapiteni im në kombëtaren time dhe për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë”.
“Ai është në top-formë, sepse nuk është lënduar këtë sezon dhe shpresoj të qëndrojë ashtu deri në qershor për Kampionatin Botëror”, ka thënë Eboue për skysports.com.