30 nëntor 2009

Galiani nuk ka dyshime: Të shtunën jam me Juven

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka deklaruar se do të bëjë tifo për Juventusin në ndeshjen me Interin, por theksoi se më parë Milani duhet të mundë Sampdorian.“Nëse mundim Sampdorian, gjë që është shumë e vështirë, me siguri do të bëj tifo për Juventusin. Që kur isha i vogël kisha simpati për Juven, por ndiqja Milanin. Kurrë Interin”. Fjalë të Adriano Galianit, që i ka idetë e qarta mbi ekipin që do të mbështesë të shtunën në përballjen midis Juventusit dhe Interit.
“Milani ka ecur mirë në lojë dhe në rezultate – shtoi ai – por përpara është një Inter i jashtëzakonshëm. Kemi ëndrra, si gjithë të tjerët, por nuk jemi anti-Inter. Kemi fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit dhe kemi barazuar një, megjithatë, nuk kemi rikuperuar asnjë pikë. Por ne mendojmë vetëm për veten tonë”, shtoi ai.