30 nëntor 2009

Galliani: Formacioni 4-1-5 do të jetë hapi i ardhshëm i Milanit

Zyrtari më i lartë ekzekutiv i Milanit,Adriano Galliani mezi mund ta përmbante entuziasmin pas fitores në minutat shtesë kundër Catanias,ndeshje e cila përfundoi me rezultat 0-2.
Braziliani Leonardo bëri një vendim të duhur duke inkuadruar në lojë Inzaghin dhe Klaas-Jan Huntelaar të cilët kishin partnerë Paton e Ronaldinhon dhe po ashtu mbështetjen e mesfushorit holandez,Seedorf.
“Epo,ne shkuam përtej caqeve të mirësjelljes dhe përfunduam ndeshjen me katër sulmues në fushë”,theksoi i gëzuar Galliani për Sky Sport Italia.
“Tani na duhet ta aktivizojmë formacionin 4-1-5 në të ardhmen!”.
Huntelaar arriti synimin e tij pas një fillimi dëshpërues tek Rossonerët,vendim që nxiti spekulimet se holandezi do të largohej në Janar.
“Pas ndeshjes shkova tek Huntelaar në zhveshtore dhe ai më përqafoi mua”,tha Galliani.
“Ai e di se unë gjithmonë e kam mbështetur atë dhe ishte i lumtur sepse unë isha akuzuar se kam hedhur 11 milionë €”.
Milan transferoi Huntelaar këtë verë nga Real Madridi dhe goli i tij i dytë i mrekullueshëm i kujtoi Gallianit legjendën Marco van Basten.
“Po, më la përshtypje mua dhe ishte një gol i la van Basten”,shtoi Galliani për fund.