29 nëntor 2009

Giggs : Stili i mërzitshëm i jetës më mban në formë

Mesfushori i Manchester United Ryan Giggs pohon se është dashur ti kufizoj dëshirat e tij për një jetë më dinamike që të vazhdoj të luftoj për klubin.
36 vjeçari i cili e feston ditlindjen sot, është që 20 vite futbollist aktiv, dhe insiston se stili i mërzitshëm i jetesës është arsyje pse ai është ende në formë.
“ Unë më herët e lija stërvitjen në gjysmë për të shkuar në shopping ose për tu takuar me shokë, por tani jo.”
“ Tani më duhet një ose dy ditë për tu çlodhur nga ndeshjet kështu që duhet të ruaj energjinë.”
“ Në ditët e sotme unë shkoj në shtëpi, vendos këmbët lart dhe ulem e shikoj TV ose DVD.”
“ Jeta ime është e bezdisshme, e bezdisshme, e bezidshme por kjo është ajo që duhet të bëj për të qenë në formë të mirë fizike.” Tha PlayBoy për News of the World.
Giggs u bë lojtari i 17 në Premier Ligë që i kaloi 100 gola kur shënoi kundër Portsmouthit.