29 nëntor 2009

Laporta: Gjithçka mund të ndodhë në El Classico

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka nënvizuar paparashikueshmërinë e El Classicos kur të dyja skuadrat takohen në betejën e gladiatorëve.
“ Të luajmë në shtëpi do të thotë të kemi mbështetjen e audiencës tonë, dhe atmosferën të cilën e krijojnë. Ndoshta na japin më shumë moral, por nuk mendoj që jemi favoritë.”
“ Gjithçka mund të ndodh në këtë takim.”
“ Nuk dua të flas tani për tituj. Duhet të kemi koncentrim të lartë që të mbajmë motivacionin lartë si sezonin e kaluar. Tani nuk është koha për të menduar për trofenj.” Deklaroi Laporta.