30 nëntor 2009

Lippi: Gara për Scudetton ende është e hapur

Trajneri i Italisë,Marcello Lippi ka thënë se është ende herët të thuhet se Interi do ta marrë Scudetton duke pretenduar se gara është ende e hapur,përkundër dominimit të Nerazzurëve deri më tani.
Ekipi i Mourinhos aktualisht ka 8 pikë më shumë se Juventus e 7 pikë më shumë se Milani.Largësia mund të rritet në 11 pikë nëse Bianconerët dështojnë të shënojnë fitorëve ndaj kampionëve në fuqi,Inter.
Megjithatë,Lippi është i qetë.
“Mendoj se gara për Scudetton është ende e hapur”,deklaroi Lippi për shtypin në një festë të futbollit të organizuar nga Shoqata e Lojtarëve Italianë (AIC).
“Për të folur rreth titullit pas 14 javësh është paksa e ekzagjeruar sepse ka edhe 24 ndeshje për tu zhvilluar e mund të ndodh gjithçka”.
“Mund ti shihni disa vlera por për të folur rreth titullit mendoj se është ende herët”.