29 nëntor 2009

Liverpooli fiton derbin lokal

Edhe pse nuk pati shumë nga loja, skuadra Liverpoolit ka arritur të dalë fitues në derbin e Merseysides kundër Evertonit.
Redsat që ishin në rolin mysafirit shënuan golin e parë pas një goditjeje të Javier Mascheranos me ç’rast topi u devijua nga Joseph Yobo për të përfunduar në rrjet (12’).
Nga momenti i pësimit të golit, Evertoni krijoi raste të shumta para portës së Pepe Reinas, mirëpo lojtarët nuk arrinin t’i konkretizonin mundësitë e tyre.
Nga ana tjetër, Liverpooli priti momentin e duhur për të shënuar edhe golin e dytë, të sigurisë, realizues i të cilit ishte Dirk Kuyt (81’).
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ngritët në vendin e pestë në tabelë me pikë të barabarta me Aston Villan që gjendet një pozitë më poshtë