28 nëntor 2009

Man.U i pathyeshëm në Fratton Park

Portsmouth ka pësuar humbje të lartë si vendas në Fratton Park nga Manchester United me rezultat 4-1.
Fillimisht mysafirët i kaloi në epërsi Rooney në minutën e 25 nga penaltia.
Në minutën e 32 përgjigjet Kevin Boateng poashtu nga penaltia për 1-1, (shiko foton, photo: AP).
Me të filluar pjesa e dytë United ndez motorët për ta demoluar Portsmouthin. Tre minuta pas startit të pjesës së dytë Rooney shënon për 2-1. Hattrickun Rooney e kompleton kur shënon për 3-1 për United në minutën e 54.
Rezultatin përfundimtar e vë playboy Ryan Giggs në minutën e 87, 4-1.
Manchester United kështu do të pret një gabim eventual të Chelseat për të ju afruar edhe më shumë kreut të premier ligës angleze.
Në ndeshjet tjera City u befasua nga Hull që nxorri një barazim, dhe Sunderlandi i Lorik Canës u tregua i pafuqishëm ndaj Wiganit.