28 nëntor 2009

Platini: Jo perseritjes se aksionit, po arbitrave shtese

Shefi i UEFA-s, Michel Platini nuk eshte pro futjes se teknologjise ne futboll por pranon shtimin e arbitrave ne fushe per te evituar gabimet njerezore.
“Nje arbiter shtese do ta kishte pare faulin e Thiery Henry me dore. Perseritja e aksionit? Nuk eshte nje ide e mire”, thekson kreu i institucionit me te larte te futbollit europian. “behet fjale per ndeshje te medha por a mund te perdoren 20 telekamera per nje ndeshje mes Ishujve Faraoe dhe Andorres?”, shton platini ne intervisten dhene per gazeten “L’Equipe”.
UEFA ka nisur ne Europa League eksperimentimin e asistenteve prane vijes fatale dhe sipas Platini, nese nje gje e tille do kishte ndodhur edhe ne ndeshjen France-Irlande, atehere faulli i Henry me siguri do ishte vene re. “Prej kohesh po them se duhet bere dicka per te ndihmuar arbitrat”, perfundon Platini.