28 nëntor 2009

Toni dëshiron të kalojë te Roma

Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, mund t’i bashkëngjitet Romës në afatin kalimtar të janarit, duke qenë se raportet e tija me trajnerin e bavarezëve, Louis van Gaal, janë përkeqësuar edhe më shumë.
Sipas Il Corriere Dello Sport, raportet e trajnerit dhe sulmuesit italian kanë arritur në një moment të pa kthim, ashtu që Toni duhet të gjejë një skuadër të re.
Favorit për ta transferuar Tonin është Roma, ndërsa sulmuesi dëshiron të ketë minutazh të plotë në këmbët e tij që të jetë pjesë e përfaqësueses së Italisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut. /