30 nëntor 2009

Wenger beson në titull

Menaxheri Arsene Wenger beson se Arsenal është ende në garë për titull në Premierligë, pavarësisht humbjes së thellë 3-0 nga kryesuesi Chelsea të dielën.
Topxhinjtë, që për herë të fundit e kanë fituar titullin më 2004, gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 11 pikë më pak se Chelsea.
Por, Wenger mbetet optimist. “Nuk mendoj se ka marrë fund. Jemi luftëtarë dhe duhet ta tregojmë këtë në ndeshjen e ardhshme. Jemi ende në pozitë të mirë. Chelsea mund të humb pikë, jam i sigurt për këtë”, tha Wenger.