29 nëntor 2009

Wenger: Walcott mund të bëhet sulmues i madh

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Theo Walcott ka të gjitha elementet që i nevojiten për t’u bërë një sulmues i jashtëzakonshëm te Topçinjtë.
“Unë besoj se ai i ka të gjitha vlerat për t’u bërë një qendërsulmues fantastik. Jam shumë i vetëdijshëm për kualitetin dhe kohën që vrapon”.
“E vetmja gjë që mund të them për Theon është se secilën herë që e kam kthyer me shpejtësi në fushë, ai është lënduar sërish”.
“Kësaj radhe kam vendosur ta lë të rikuperohet qind për qind dhe pastaj të kthehet”, është shprehur trajneri për faqen zyrtare të Arsenalit.