30 dhjetor 2009

Agjenti i Hiddnik mohon Juventusin

Agjenti i Guus Hiddink, Cees van Niewenhuizen, ka mohuar të gjitha spekulimet se ish tekniku i Chelseat do ti bashkohej Juventusit më 2 Janar.

Dje kemi raportuar se Hiddink do ti bashkohej Juventusit më 2 Janar, por tani del sheshit agjenti i tij që i mohon të gjitha spekulimet.

“ Nuk është e vërteë. Hiddink është për pushime në Kenia dhe nuk do të kthehet deri më 10 Janar. Më pas do të vendos se çfarë të bëj.”

“ Nuk kemi pranuar oferta zyrtare nga Juventusi. Siç thashë ai është në Kenia, dhe me kë do të arrij marveshje atje?”

“ Unë jam në Francë duke u kënaqur me familjen time.” Përfundoi agjenti i Hiddink.