30 dhjetor 2009

Bolton shkarkon trajnerin

Bolton ka shkarkuar trajnerin Gary Megson pasi ekipi ka rënë në zonën e ekipeve të rrezikuara, ndërsa kandidat tjetër për pozitën e menaxherit është Mark Hughes.
Ekipi anglez ka pohuar se Gary Megson nuk është më menaxher i klubit, kjo për shkak të rezultateve të dobëta të Boltonit së fundi, përfshirë barazimin e mbrëmshëm 2-2 ndaj Hull Cityt.
“Gary Megson është liruar nga detyra e tij si menaxher i ekipit të parë të Bolton Wanderers me efekt të menjëhershëm. Vendimi është marrë në bazë të pozitës së klubit në Ligën Premier në gjysmën e sezonit”, thuhet në deklaratën e klubit.
Bolton Wanderers tash renditet në pozitën e tretë nga fundi, me pikë të barabarta me West Ham United dhe Hull Cityn. Kandidat për të pasuar Megson në postin e trajnerit të këtij ekipi përmendet ish-trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes.