29 dhjetor 2009

Liverpooli mposht Aston Villan

Të Kuqtë kanë dalë fitues në njërën nga ndeshjet kryesore të javës së njëzet, duke shënuar fitore si mysafirë të Aston Villas.
Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në Villa Park përfundoi me fitoren minimale të Liverpoolit, prej 1-0.
Heroi i mysafirëve në këtë ndeshje ishte spanjolli Fernando Torres, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve, në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3).