30 dhjetor 2009

Wenger: Më pëlqen Craig Bellamy

Arsene Wenger thotë se atij i pëlqen Craig Bellamy, por thotë se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Cityn për angazhimin e tij.
Disa gazeta kanë shkruar se Arsenali mund të kthehet kah Bellamy, pasi topçinjtë janë në kërkim të një futbollisti ofensiv.
Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, luan me dy futbollistë në sulm, repart ky që është mjaft konkurrues në mesin e qytetarëve ku janë edhe Robinho, Tevez, Bellamy, Adebayor dhe Santa Cruz. Ashtu që sigurisht disa prej tyre mund të largohen në janar.
“Më pëlqen lojtari. Por nuk kam bërë asnjë hap për ta sjellë atë. Nuk mendoj se ne mund të blejmë futbollistë nga Manchester City”, ka thënë Wenger.