29 janar 2010

Ndërhyrjet e gabuara dhe Ronaldo vs Mesi

Rezultatet e një studimi të “AS”, të bërë nga dy studiues, u arrit në përfundim se tifozët edhe gjyqtarët i shohin lojtarët e gjatë si shkaktarë të më shumë faulleve, dhe se viktimat e tyre janë të shkurtrit. Në një analizë prej 100,000 ndërhyrjesh të gabuara në një hark kohor prej 7 sezonesh, përfshij Champions League (32,142 ndërhyrje), Bundesliga (85,262 ndërhyrje), dhe tre kampionatet e kaluara botërore (6,440 ndërhyrje), u arritën në përfundimin se shtatlartët si Kristiano Ronaldo se shtatshkurtrit si Mesi.

Totti, rri në shtëpi

Mbrojtësi i Parmës, Christian Panucci, beson se ish-bashkëlojtari i tij, Francesco Totti, duhet të mbetet në shtëpi këtë verë dhe të mos shkojë në Kampionatin Botëror. Selektori i Italisë, Marcello Lippi, i ka hapur dyert për rikthimin e Tottit nga pensionimi ndërkombëtar.
Por, Panucci e ka këshilluar Tottin të mos kthehet në Kombëtare. “Totti është futbollist i mirë. Por, mendoj se ka përfunduar me Kombëtaren. Nëse unë do të isha futbollist, i cili mbetet në shtëpi për shkak të Tottit, do të kërkoja shpjegime”, tha Panucci.

Kuyt i lumtur në Liverpool

Menaxheri i sulmuesit të Liverpoolit, Dirk Kuyt ka mohuar spekulimet rreth transferimit të klientit të tij në Juventus në fund të këtij sezoni.

Në javët e fundit qarkulluan spekulime se reprezentuesi holandez mund t’i bashkohet gjigantit italian nëse menaxheri aktual i Liverpoolit, Rafa Benitez merr drejtimin e klubit për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, Robert Jansen ka thënë: “Nuk di asgjë për Juventusin. Nuk kam pasur asnjë komtat. Dirk është i lumtur në Liverpool ku ka edhe dy vjet kontratë”.

Palermo pas Behramit

Klubi italian Palermo planifikon të paraqes ofertë për mesfushorin e West Hamit, Valon Behrami gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli kosovar me nënshtetësi zvicerane spekulohet se mund të largohet nga Upton Park ndërsa presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka paralajmëruar se do të mundohet ta kthej Behramin në Itali.
“Ai nuk ka intereson për janar. Por, do të shohim se çka mund të bëjmë në qershor. Ai është futbollist i lirë. Do të varet nga dëshira e tij” tha Zamparini. Behrami ka përvojë në futbollin italian ku kishte luajtur në Genoa, Verona dhe Lazio.

Mbetet në Bielefeld

Ditë më parë, mediat gjermane shkruanin se Besart Berisha mund të largohet nga Arminia Bielefeld, gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që trajneri i këtij klubi, nuk llogarit më në shërbimet e tij.
Por, për t’i dhënë fund këtij spekulimi është përkujdesur vetë sulmuesi kosovar, i cili thotë se do të qëndrojë tek klubi nga Bundesliga 2 gjermane, së paku deri në verë. Berisha i ka quajtur të pavërteta shkrimet në mediat gjermane.
“Kam lexuar edhe unë për këtë lajm. Por, nuk është aspak e vërtet, është thjesht një artikull i një gazete lokale të Bielefeldit, e cila më pas është përhapur edhe tek mediat tjera më të mëdha. Mua nuk më ka thënë asgjë as trajneri, e as zyrtarët”, tha 24-vjeçari.
Ai nuk është ftuar as në mesin e 18 futbollistëve, në dy ndeshjet e para që i zhvilloi Bielefeld këtë vit, por përfaqësuesi shqiptar shpjegon se kjo nuk ka të bëjë me mosbesim nga ana e trajnerit në të.
“Unë kam pasur një lëndim të vogël, për këtë nuk jam ftuar në dy ndeshjet e para. Tash jam duke u përgatitur mirë dhe është gjithçka OK dhe në ndeshjet e ardhshme pres të luaj më shumë”, shtoi ai.
Ish-sulmuesi i Hamburgut nuk brengoset që nuk ka minutazh të duhur tek Bielefeld, pasi e konsideron atë ekip të madh. Ai do të mundohet t’i shfrytëzojë sa më mirë rastet që do t’i vijnë.
“Arminia është ekip i madh. Nuk është njëjtë si të luash tek ky klub, e si te një tjetër më mesatar. Unë nuk kam minutazh sa duhet, por do ta pres rastin dhe do të mundohem ta shfrytëzoj atë. Këtu nevojitet vetëm të kesh durim. Ne po arrijmë rezultate të mira, kjo është me rëndësi sesa fakti a luaj shumë apo pak”, vazhdoi sulmuesi biond.
Para se të transferohej tek Bielefeld, Berisha kishte luajtur edhe tek ekipet, Tennis Borussia Berlin, Hamburg, Aalborg, Horsens, Burnley dhe Rosenborg.
Pas 19 xhirosh të zhvilluara në Bundesliga 2 gjermane, Arminia Bielefeld zë pozitën e katërt në tabelë me 34 pikë të tubuara, 6 më pak se kryesuesi Kaiserslautern.

Parashikim: Sporting de Gijon – Barcelona

Koha: Shtunë, 30 Janar, ora 20:00 Vendi: El Molinon, Barcelona
Barcelona do të ndeshet me Sporting Gijon të shtunën mbrëma.
Sporting Gijon është treguar skuadër mjaft e vështire si vendas këtë sezon, ndërkohë Barcelona siç e dini ju po shkel gjithqka që po gjen përpara.
Në këtë ndeshje favoriti dihet, vetëm një mrekulli e Gijonit do ta ndalte Barcelonën në këtë ndeshje. Barcelona në ndeshjet e fundit e ka turpëruar Gijonin duke e mposhtur me rezultate të thella.
Sporting de Gijon
Christian Portilla do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa Carmelo do të fillojë nga fillimi në krahun e djathtë.
Gijon nuk e ka asnjë lojtar të suspenduar.
11 lojtarë startues të mundshëm: Juan Pablo; Sastre, Botia, Arnolin, Canella; Portilla, Camacho; Carmelo, De las Cuevas, Castro; Bilic.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
1-0 (Vendas) Racing Santander (La Liga, 24 Janar)
3-2 (Mysafir) Atletico Madrid (La Liga, 17 Janar)
1-0 (Vendas) Getafe (La Liga, 10 Janar)
2-2 (Vendas) Malaga (La Liga, 3 Janar)
2-1 (Mysafir) Valladolid (La Liga, 20 Dhjetor)
Barcelona
Sergio Busquets dhe Jeffren janë të gatshëm, pse jo për të mos u futur në këtë përballje. Dani Alves është në një dyshim të madh për këtë ndeshje për shkak të një lëndimi.
11 lojtarë startues të mundshëm: Valdes; Dani Alves, Pique, Marques, Abidal; Xavi, Busquets, Iniesta; Messi, Ibrahimovic, Henry.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
2-0 (Mysafir) Valladolid (La Liga, 23 Janar)
4-0 (Vendas) Sevilla (La Liga, 16 Janar)
1-0 (Mysafir) Sevilla (Copa del Rey, 13 Janar)
5-0 (Mysafir) Tenerife (La Liga, 10 Janar)
1-2 (Vendas) Sevilla (Copa del Rey, 5 Janar)

Rahovecasi që po shkëlqen në Shqipëri

I riu nga Rahoveci 22 vjeçari Isa Eminazëri po shkëlqen në Ligën e parë të Shqipërise.
Isa Eminazëri po tregon suksese të mëdha në Shqipëri, me vet faktin se e kanë kërkuar dy ekipet e ligës Superiore, Teuta e Durësit dhe Laqi. Eminazeri ka oferta edhe nga disa ekipe të Greqisë, emrat e së cilave ende nuk bëhen publike.
Por ekipi nga Pogradeci po kërkon dëmshpërblim të madh për prishjen e kontratës. Ky mesfushor ofanziv po i ndihmon shumë klubit të tij që të futet në Ligën Superiore. Momentalisht Pogradeci gjindet në vendin e tretë.
Isa Eminazeri është krenaria e futbollit Rahovecas.

Zaccheroni: CL është e jona

Trajneri i ri i Juventusit Alberto Zaccheroni është prezantuar sot për shtyp para në një press konference në të cilën ai deklaroi se është gati për të kthyer faqen për së mbari për Juventusin.

“ Tani është koha për të kthyer faqen, por e njoh punën që është bërë më parë, sepse Juventusi ofron futboll fitues.”

“ I dua sfidat, që fillojnë nga fillimi. Staffi është shumë i rëndësishëm dhe unë nuk e di se sa ekipe janë superiore ndaj Juves. Do të sjell ekspertizën time, por besoj shumë se do të mund të përballoj këtë sfidë.”

“ Mirëpritja ishte e mirë. Reaksioni i parë i ekipit? Asnjë lojtar i vetëm nuk kishte qëndrim negativ.”

“ Është një sfdië e madhe për klubin që ka bërë histori në futboll si në Itali ashtu dhe në botë dhe për mua është nder që më është menaxhimi i kësaj situate. Objektivi është top katërshi. Synimi minimal është garimi në CL.”

“ Unë e pranova punën me entuziazëm. Për mua është krenari të jem këtu. Juventusi është top klub. Të drejtoj dhe të ulem në stolin e Juventusit është puna më e mirë dhe unë do të tentoj ti bind ata që të më lënë të qëndroj pas 30 Qershorit.”

Suksesi më i madh i Zaccheronit është Scudettoja me Milanin në vitin 1999. Ai drejtoi skuadra si Inter, Udinese, Lazio dhe Torino.

Turp për Terryn ?!

Mbrojtësi i Chelseat John Terry ka dështuar të ndaloj një zbulim publik të një afere të tij me një të dashur të një bashkëlojtari të tij.
Një gjykatës në gyjaktën e lartë të Londrës ka vendosur të nis një proces gjyqësor për rastin e quajtur si ‘’ super injection ‘’ edhe pse kapiteni i Anglisë pohoi se ndërhyrja në privatësinë e tij do të ishte thyerje e të drejtave të njeriut.
Javën e kaluar Terry kishte vënë në funksion avokatët e tij kur morri vesh se një gazetë do ta publikonte atë rast.
Avokatët e Terryt e kanë siguruar futbollistin se asnjë shkronjë e këtij rasti nuk do të konfirmohej nga shtypi, dhe ashtu ndodhi.
Zotriu gjyqtari Tugendhat sqaroi për mediat se nuk dëshiron të ndërhyj në privatësinë e Terryt por se dëshiron të vërtetoj nëse po ky i fundit ja ka cënuar ndokujt identitetin.
Kjo aktpadi është cilësuar nga avokatët e Terryit si “ të panjohur, apo e bërë nga persona të panjohur.”
Ndërsa femra e përfshirë në këtë rast tha:
“ Unë nuk kuptoj pse duhet ta brengos dikë kjo gjë.”
“ Përderisa nuk kam pranuar asgjë rreth së vërtetës këto do të mbeten gjëra private dhe do të jenë spekulime, të cilat do ti mbaj konfidenciale.”
Shumë persona në Britani e konsiderojnë këtë rast si triumf të lirisë së shypit dhe të mendimit të lirë, për shkak të demantimit të lirisë së tepruar të VIP-ve.
Reputacioni i Terryt merr kështu një goditje të rëndë. Përkundër këtij rasti më lartë, më herët në shesh doli se nëna e Terryt ishte prostitutë dhe se babai i tij shiste drogë.

Crespo lojtar i Parmës?

Sipas njoftimeve më të reja në Itali, Hernan Crespo është rikthyer te skuadra e tij e dikurshme- Parma.
Më herët agjenti i argjentinasit tha se Genoa dhe Parma janë në bisedime për një transferim të mundshëm, ndërsa tani tuttomercatoweb shkruan se tashmë është arritur marrëveshja, dhe së shpejti pritet konfirmimi zyrtar.
Crespo u transferua te Genoa në fillim të këtij sezoni dhe është paraqitur në 16 ndeshje këtë sezon.
Mirëpo, dëshira e 34-vjeçarit që të luajë për përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror 2010, ka bërë që ai të kërkojë një skuadër ku do të jetë rregullisht titullar.

Boban: Zaccheroni nuk është njeriu i duhur për Juven

Ish-lojtari i Milanit, Zvonimir Boban, ka kritikuar vendimin e Juventusit për sjelljen e Alberto Zaccheronit në postin e trajnerit.

Kroati ka qenë pjesë e skuadrës së Zaccheronit, e cila në vitin 1999 fitoi Scudetton, mirëpo ai thotë se ish-trajneri i tij nuk është njeriu i duhur për Juven.

“Jo (ai nuk është i duhuri për Juven), është humbur stili dhe pajtohem me atë që tha Jose Mourinho, Juve nuk e ka respektuar Ferraran”.

“Klubi nuk ishte asnjëherë i afërt me të, gjë që duhet të ndodhë te klubet serioze. Edhe me mënyrën si ndodhi, është krejt absurde dhe nuk ka asgjë elegante në gjithë këtë”.

“Sa i përket Zaccheronit, ai nuk ka pasur punë dhe mund të kuptohet se dëshiron të kthehet, por ai e ka humbur stilin duke pranuar një rol të shkurtër katërmujor”.

“Ai do ta ketë shumë të vështirë që ta drejtojë këtë skuadër. Mendoj se do të kishte qenë më mirë që të vazhdohej me Ferraran”, ka përfunduar Boban.

Wenger: Campbell mund ta heshtë Rooneyn

Të dielën zhvillohet superderbi i Ligës Premier, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, ndërsa trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, thotë se e ka njeriun e duhur për ta ndalur sulmuesin në top-formë, Wayne Rooney.
Duket se Wenger do ta inkuadrojë nga minuta e parë të rikthyerin tek Arsenali, Sol Campbell, qëllimi i të cilit do të jetë neutralizimi i Rooneyt.
“Mendoj se ai (Campbell) mund ta ndalë Rooneyn. Ai ka përvojë dhe i pëlqejnë ndeshjet e mëdha”, është shprehur francezi, i cili ka thënë se Campbell mund të luajë nëse nuk luan Thomas Vermaelen.

Hyka mysafirë i Bayernit

Futbollistët e Mainzit, në të cilën luan edhe shqiptari Jahmir Hyka, do të kanë sprovë shumë të vështirë si udhëtues ndaj Bayernit nga Munichut, në ndeshjen e javës së 20-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Hyka si zakonisht pritet të aktivizohet si zëvendësues dhe presin të sfidojnë sadopak skuadrën bavareze. Takimi në mes Bayern dhe Mainz luhet të shtunën, me fillim në orën 15.30. Bayerni zë pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë, kurse Mainzi radhitet në vendin e tetë me 27 pikë të grumbulluara.

Rama sfidon Bunjakun!

Valdet Rama me Hannoverin pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në elitën gjermane kërkojnë fitoren e parë në pranverë kundër Nurnbergut të Albert Bunjakut. Skuadra e Nurnbergut ka arritur nga dy ndeshje vetëm një pikë dhe udhëton me bindje se do të rrëmben pikë nga Hannoveri. Në ndeshjen tjetër, që zhvillohet në Berlin, Hertha pret skuadrën e Bochumit, në këtë fundit luan Mërgim Mavraj, që ka pasur paraqitje të mirë në pranverë. Mavraj më skuadrën e tij megjithëse e kanë vështirë shpresojnë të mos kthehen duarthatë. Ndeshja Hannover-Nyrnberg dhe Hertha-Bochum zhvillohet të shtunën, në orën 15.30.

Sulimani shënon ndaj Hajdukut

Skuadra e futbollit Austria e Vjenës dëshmoi lojë mjaft të mirë në miqësoren e zhvilluar me skuadrën kroate, Hajdukun e Splitit, e cila përfundoi me rezultat baras, 3:3. Shqiptari Emin Sulimani në këtë ndeshje miqësore ka pasur paraqitje të mirë dhe ka shënuar edhe një gol. Ai në minutën e 53-të ka shënuar golin për epërsinë 3:2 na favor të Austrisë. Kjo ndeshje ka qenë mjaft interesante edhe sa i përket shënimit të golave, ku trajnerët kanë pasur mundësi të testojnë secilin futbollistë. Golat për austriakët i shënuan: Dos Santos (33’), Diabang (50’) e Sulimani (53’), ndërsa për Hajdukun realizuan: Vukusic (3’ e 32’) dhe Tomasov (90’).

Abdiu me Le Mansin synon fitore

Shqiptari Almen Abdiu me skuadrën e Le Mansit kërkon fitore para adhuruesve të vet në ballafaqim me skuadrën e papërshtatshme, Toulouse. Ballafaqimi ndërmjet këtyre skuadrave zhvillohet në orën 19.00 të shtunën mbrëma dhe në kuadër të javës së 22-të të Kampionatit të Francës në futboll. Abdiu pritet të aktivizohet nga minuta e parë e ndeshjes dhe madje edhe të arrijë sa më parë të shënojë golin e parë me skuadrën e re, Le Mans. Skuadra e Abdiut renditet në vendin e 18-të me 16 pikë, kurse Toulouse zë vendin e 12-të me 29 pikë të tubuara. Duhet shtuar se Toulouse në pesë ndeshjet e fundit ndaj Le Mansit ka rezultat pozitiv - tri fitore dhe dy barazime.

Juventus, Zakeroni parakalon Xhentilen

Prapaskena e një çështjeje gjithnjë e më shumë intriguese. Është gati tekniku, që do të zëvendësojë Ferrarën

Ngjitet Alberto Zakeroni, zbret Klaudio Xhentile. “Ankandi” i trajnerit të përkohshëm, post-Ferrara është çështja e ditës në shtëpinë e Juventusit, pasi drejtuesit e klubit duhet të zgjedhin njeriun, të cilit do t’i besojnë drejtimin e skuadrës në 4 muajt e ardhshëm. Në listë për stolin e Çiros kanë mbetur vetëm dy emra, por trajneri romanjol, duket një hap larg pankinës, duke mundur konkurrentin Klaudio Xhentile.

Megjithatë, ardhja e Zakeronit në krye të stolit bardhezi varet nga rezultatet e takimit të presidentit Blank, i cili është në Liverpul (ose në Spanjë për të biseduar me avokatët e Rafa Benitezit). Sipas këtyre burimeve që vijnë nga Torino, numri një i Juventusit kërkon të luajë edhe “kartën” e fundit me trajnerin spanjoll, para se të mbyllë marrëveshjen me ish-trajnerin e Milanit, Interit, Lacios dhe Torinos së fundmi. Një përpjekje kjo e Blankut, që vështirë se mund të realizohet.

Benitezi në të vërtetë ka një kontratë të rëndësishme me Liverpulin dhe mes të tjerash nuk i pëlqen idea të marrë një skuadër gjatë sezonit. Duhet të jetë gati të zgjedhë Juven për sezonin e ardhshëm, por kërkon ta nisë gjithçka në fillim të kampionatit, pasi ta ketë bërë ai përgatitjen dhe para së gjithash fushatën e blerjeve në merkato.

Pasi kanë marrë “jo”-në e Benitezit, drejtuesit juventinë do të mendojnë vetëm për “teknikun 4-mujor”. Në garë mbesin dy, por Zakeroni që nuk ka nxjerrë asnjë pretendim për këtë kampionat, duket në epërsi ndaj Xhentiles. Ish-trajneri i U-21, në të vërtet e ka pranuar ofertën prej 250 mijë eurosh plus bonusin për 4 muaj, por kërkon siguri për të ardhmen. Siguri që për momentin, në Torino asnjë nuk është në gjendje t’ia japë.

Është logjike kështu që “Zaku” mund ta ndryshojë plotësisht Juventusin. Në pritje që “kursi” i ri për Benitezin të nisë në sezonin e ardhshëm.

Për sa i takon Xhentiles, ka pasur edhe një mosmarrëveshje mes Betegës dhe presidentit Blank. Zëvendësdrejtori i ri i përgjithshëm ka dashur ta bindë ish-juventinin të zëvendësojë Ferrarën. Ish-mbrojtësi e pranoi ofertën, por të dy s’i kishin bërë llogaritë me Blankun që nuk i kishte pëlqyer një intervistë e fundit e Xhentiles në shtyp ku nuk kursente kritikat ndaj drejtuesit.

Një lëvizje ajo e Betegës, që ka bërë të dëgjohen sinjalet e para të tensionit. Dhe në të gjithë këtë “telenovelë” mungon gjithnjë një nga protagonistët e mëdhenj, i cili ka qëndruar në hije, por gjithnjë i pranishëm: Marçelo Lipi. Takimi me të është pas botërorit për finalen e madhe.

Lajme Shkurt nga Serie A - e pregaditur nga GrandeJuve

Galiani bllokon Huntelarin: Nuk shitet!

Drejtuesi kuqezi flet për dy humbjet e pësuara nga Milani në katër ditë: Shpresojmë të ringrihemi shpejt
Humbja e pësuar kundër Udinezes dhe eliminimi në Kupën e Italisë i ka lënë sërish një shije të hidhur administratorit të deleguar kuqezi, Adriano Galiani. “Humbjet janë gjithmonë zhgënjyese, - ka thënë numri dy i “Djallit”. - Vinim nga një moment shumë i mirë, kishim një kohë të gjatë që merrnim vetëm rezultate pozitive. Kemi kaluar dy ose tre ditë të vështira, shpresoj që të kenë përfunduar dhe që të ringrihemi në ndeshjen e radhës”.
“Por, - ka paralajmëruar Galiani, - nuk është rasti të dramatizojmë dy humbjet e pësuara. Kujtoj se Milani në fundin e pjesës së parë kundër Romës ka qenë në vendin e 14-të në renditje, ndërsa tani është në vendin e dytë në kampionat. Më pas, dihet që duhen fituar të gjitha ndeshjet”. Edhe për të mbajtur larg Romën që po afrohet në mënyrë konstante. “Secili duhet të bëjë detyrën e tij, - ka pohuar Galiani. - Jam i kënaqur për Rosela Sensin që po korr frytet pas një momenti të vështirë”.
Përsa i përket Milanit, duhet të rikthehet menjëherë tek fitorja, duke filluar që nga e diela e ardhshme kundër Livornos. Ku do të mungojë sërish Pato (”Ka mbërritur në Milano sot (dje) në mëngjes, ndihet shumë më mirë. Sot (dje) do të vizitohet nga stafi ynë mjekësor”) dhe, me 99% as Huntelari që, si të gjithë lojtarët rezervë që kërkojnë një vend në formacionin titullar, nuk ka ditur ta shfrytëzojë rastin në ndeshjen e Kupës së Italisë. “Huntelar, - ka thënë Galiani, - duhet të jetë i qetë sepse Milani nuk do ta shesë. Unë e kam thënë gjithmonë këtë, por askush nuk më beson”.
Ndërkohë trajneri Leonardo ka pranuar humbjen me Udinezen, edhe pse nuk e ka fshehur hidhërimin. “Ka qenë një ndeshje e barabartë, edhe pse kemi patur pak vështirësi kur ata kundërsulmonin. Në pjesën e dytë ritmi ynë ka qenë më i ulët dhe më pas kemi pësuar një gol që ka kompromentuar ndeshjen”, ka thënë trajneri i Milanit. Faji i derbit?
“Nuk besoj, sepse kemi një pjekuri të mjaftueshme për të menaxhuar situata të tilla. Kupa e Italisë është një kompeticion i ndryshëm. Ne nuk kemi rritur ritmin, por as Udineze”. Nota e vetme pozitive ka qenë rikthimi i Abiatit, ndërsa Huntelar dhe Inzagi kanë qenë zhgënjyes. “Paraqitja e Abiatit ka qenë shumë pozitive. Në lidhje me sulmin, kemi patur shumë vështirësi për të gjetur zgjidhjet e duhura”, ka përfunduar Leonardo.

Merkato kuqezi Kabamba, afrikani i ri i Milanit

Klubi kuqezi ka siguruar kartonin e një 16-vjeçari afrikan. Bëhet fjalë për Elis Steven Kabamba, blerja e të cilit është zyrtarizuar dje. Lojtari është marrë nga klubi zviceran i Luganos. Kabamba, që shumë shpejt do t’i bashkohet të rinjve të Milanit, për të shpresuar më pas në një grumbullim me ekipin e parë, është lojtari i tretë afrikan i marrë nga kuqezinjtë në pak muaj pas blerjeve të Adia dhe Hotor.

Lacio-Udineze Roki-D’Agostino, hipotezohet këmbimi

Lajmi më i interesant i merkatos ka të bëjë me një shkëmbim huazimi midis D’Agostinos dhe Rokit, Eshtë një ide që pëlqehet nga të dy lojtarët. Por, Roki, do të donte të largohej përfundimisht nga bardhekaltrit. Ndërkohë, është rishfaqur emri i brazilianit Ederson (Lion), fiksim i vjetër i Lotitos. Por në fillim Lacio duhet të lirojë një vend për jokomunitarë, pra duhet të shesë Makinuan, që ka kërkesa nga Anglia.

Del Neri e lë jashtë, Kasano shkon në “San Remo”

Çështja Kasano mund të arkivohet shumë shpejt në shtëpinë e Sampdorias. Sulmuesit barez sigurisht nuk i ka pëlqyer përjashtimi për zgjedhje teknike në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Udinezes në kampionat, por përplasja e ashpër, që pritej të ndodhte me Del Nerin, nuk ka ardhur.
Vendimi i trajnerit ka qenë vetëm i një natyre taktike, nuk ka patur lidhje me një mosmarrëveshje me fantazistin italian, siç kanë thënë disa. Ndërkohë, problemi muskular që ka goditur Kasanon, që do ta detyrojë sulmuesin të qëndrojë larg fushave për një javë, ia ka bërë më të lehtë detyrën trajnerit të Sampdorias, i cili tashmë nuk do të ketë nevojë të japë shpjegime të shumta për faktin se nuk do ta grumbullojë lojtarin as në ndeshjen e radhës në kampionat. Gjithsesi, gjatë kësaj jave pushim sulmuesi barez mund të sqarohet me teknikun Del Neri, i cili po ndihmohet edhe nga kontributi i rëndësishëm diplomatik i kapitenit Palombo.
Mbetet një siguri: ndryshe nga raste të tjera të së kaluarës, Antonio e ka pranuar me qetësi përjashtimin nga skuadra në ndeshjen me Udinezen. Proçesi i pjekurisë po bën përparime dhe duket se lojtari ka shumë dëshirë të rigjejë formën e shkëlqyer që ka patur në fillim të sezonit.
Ndërkohë, fama e tij nuk njeh kufinj: në fakt, duket se drejtuesja italiane Antonela Kleriçi e ka kontaktuar Kasanon për të marrë pjesë si i ftuar nderi në natën e parë të Festivalit të San Remos, që do të fillojë në muajin shkurt.

Sulmuesi brazilian premton rikthimin në Champions Pato: Do të jem gati për Mançesterin

Ish-ylli i Internacionalit të Porto Alegres, Aleksandre Pato, ka zbarkuar dje në Malpensa dhe menjëherë ka nxituar të sigurojë tifozët në lidhje me gjendjen e tij fizike, pasi 2010-ta e tij ka filluar me një dëmtim muskular, që faktikisht e ka penguar lojtarin të luajë kundër Juventusit dhe në ndeshjet pasuese, duke përfshirë derbin dhe Kupën e Italisë. “Ndihem mirë dhe jam i sigurt se do të jem gati për Mançester Junajtid në Champions Ligë, - ka thënë Pato.
- E kam ndjekur derbin në televizor, kemi humbur, por kampionati nuk është mbyllur, mungojnë akoma shumë ndeshje”. Kështu, Pato nuk beson se humbja me Interin do të jetë vendimtare për kampionatin dhe ka hedhur kandidaturën për një vend në formacionin titullar të Milanit me rastin e përballjes së Championsit kundër Mançesterit. Klubi kuqezi i ka dhënë leje sulmuesit të kthehet në vendin e tij me shpresën që koha e rekuperimit nga dëmtimi muskular të përshpejtohej dhe duket se ky ka qenë vendimi i duhur.

Sulmuesi i Fiorentinës rrezikon 4 vjet pezullim Doping, Mutu pozitiv pas kontrollit

Ka ardhur një lajm i keq për skuadrën e Fiorentinës. Futbollisti Adrian Mutu ka rezultuar pozitiv ndaj sibutraminës, një stimulues që eleminon efektin e urisë, në një test të komisionit antidoping që është zhvilluar më 10 janar në përfundim të ndeshjes së Serisë A midis Fiorentinës dhe Barit. Takimi është mbyllur 2-1 për formacionin vjollcë dhe sulmuesi rumun ka realizuar një gol. Kështu, Mutu ka gabuar sërish (është skualifikuar për 7 muaj për përdorim kokaine kur luante në Angli me Çelsin), dhe tani rrezikon një skualifikim nga 1 deri në 4 vite.
Rumuni është njoftuar për këtë lajm dje gjatë seancës stërvitore nga menaxheri i skuadrës Roberto Ripa. Mutu ka braktisuar fushën duke ndërprerë stërvitjen dhe më pas i është drejtuar dhomave të zhveshjes. Lajmi i ka shkuar edhe drejtorit sportiv të klubit vjollcë, Pantaleo Korvino, i cili aktualisht ndodhet në Milano për ditët e fundit të merkatos.

Roma, De Rosi tani është edhe golashënues

Mesfushori verdhekuq në një version “Botëror”. Lufton, vrapon, por ka nisur edhe të shënojë
Daniele De Rosi, pikërisht në vitin, që do ta çojë drejt Botërorit të tij të dytë, po kalon një moment të madh forme. Dhjetë ditë më parë është zgjedhur nga Shoqata e Futbollistëve të Italisë si lojtari më i mirë italian i 2009-ës (në 2006-ën është vlerësuar si i riu më i mirë) dhe në mungesë të kapiten Totit është gjithnjë dhe më shumë lideri i Romës së Klaudio Ranierit.
Kapiteni i së ardhmes do ta mbajë shiritin edhe në ndeshjen e “Olimpiko”-s që do të luhet të dielën e ardhshme kundër Sienës, duke parë se kapiteni i së tashmes, Toti, ka akoma disa probleme fizike. Marçelo Lipi (i cili e ka përcaktuar lojtarin verdhekuq si një prej 5 mesfushorëve më të mirë të botës), do të jetë duke fërkuar sytë për paraqitjet mbresëlënëse të De Rosit. Me golin që i ka lejuar Romës të mposhtë Katanian në çerekfinalen e Kupës së Italisë ka arritur në kuotën e 8 golave në 26 ndeshje sezonale, një mesatare e denjë për një sulmues. Mesfushori roman, tashmë ka thyer rekordin personal për numrin e golave të realizuar në një sezon (maksimumi 6 gola, shifër e arritur tre vjet radhazi 2005/2008) dhe nuk është një rastësi që Reali i Madridit të ketë shprehur më shumë se një herë dëshirën për ta marrë lojtarin në “Bernabeu”.
Daniele, për momentin, nuk ka ndërmend të braktisë fanellën verdhekuqe, edhe pse me trajnerin e ri Ranieri ndihet shumë mirë. Luan në një pozicion më të avancuar në krahasim me “epokën” e Spaletit dhe ky aspekt taktik e lejon atë të jetë më i rrezikshëm në zonën e golit, duke shfrytëzuar dy armë vdekjeprurëse, që zotëron në repertorin e tij të pasur: goditjen me kokë dhe gjuajtjen nga jashtë zonës. Me këto premisa, kuptohet lehtë siguria me të cilën Rosela Sensi i është përgjigjur zërave, që flasin për një sulm tjetër të Realit të Madridit: “Ranieri duhet të qëndrojë i qetë, Daniele nuk do të lëvizë”. Ndërkohë, Roma do të marrë Simplision.
Eshtë e kotë të thuhet se të kesh De Rosin si shok skuadre është një gjë pozitive për të gjithë. Kështu duhet të jetë edhe për Simplision, i cili vitin e ardhshëm do të luajë me verdhekuqtë, siç ka bërë të ditur ditën e mërkurë drejtori sportiv i Palermos, Sabatini. Por ka edhe një tregues tjetër për popullaritetin e De Rosit: janë të ndryshme firmat që e kërkojnë për t’i bërë reklamë produkteve të tyre. Daniele ka zgjedhur dy që njihen në të gjithë botën. Në një nga këto do të ketë shokë aventure lojtarë si Henri, Torres dhe Ouen.

Në fund, mjafton edhe kjo për të kuptuar se qëndron midis të mëdhenjve.

Kapiteni verdhekuq polemizon për “vonesën” pak para hyrjes në fushë në Juventus-Roma
Toti ankohet për shtypin: Të informohet mirë
Ka qenë minuta e dytë e ndeshjes Juventus-Roma që u zhvillua të shtunën e kaluar, kur Luka Toni ka prekur pulpën ku ndiente dhembje.
Për të ndeshja ka qenë e mbyllur e në vendin e tij është aktivizuar Françesko Toti. Kapitenit verdhekuq i janë dashur disa minuta para se të ishte gati për t’u futur në fushë, dhe një komentator italian e ka cilësuar, gjatë kronikës “një qëndrim pak profesional. Në stol duhet të jesh gjithmonë gati për të zëvendësuar lojtarin, që mund të dëmtohet gjatë takimit”. Mesa duket Toti nuk e ka harruar këtë koment, duke parë se dje ka replikuar pa përmendur emra: “Komentatorët televizivë kanë ndezur një polemikë të kotë në lidhje me vonesën time për t’u futur në fushën e lojës dhe për faktin se nuk kam zhvilluar nxemjen me skuadrën para ndeshjes.
Janë keqinformuar, sepse para ndeshjes kam qenë i detyruar t’i nënshtrohem një seance fizioterapie, që mund të bëhej vetëm para ndeshjes. Për këtë kanë qenë në dijeni vetëm stafi mjeksor, shokët e skuadrës dhe trajneri. Kur Ranieri më ka thirrur, - ka shpjeguar Toti, - më është dashur pak kohë sepse isha veshur trashë për t’u mbrojtur nga i ftohti dhe nuk mendoja se do të aktivizohesha që në fillim. Nuk kuptoj pse duhet t’i japin informacione të pasakta miliona spektatorëve pa u informuar mirë në lidhje me një situatë të caktuar…”.

Sulmuesi i Romës Toni optimist: Riaftësimi po ecën mirë

“Për fat të keq dëmtimi nuk më ka lejuar të luaj ndeshjen kundër Juventusit. Por dëmtimi në gju po rekuperohet dhe shpejt do të jem sërish në fushën e lojës për të ndihmuar ekipin tim dhe për të ndier mbështetjen e madhe të tifozerisë së Romës. Doja të falënderoja klubin për faktin se më ka dhënë këtë mundësi dhe pres me padurim të luaj ndeshjet e ardhshme”. Luka Toni ka qenë shumë i mërzitur për dëmtimin e pësuar në “Olimpiko” të Torinos sa ka harruar se ndeshja midis bardhezinjve dhe verdhekuqve është zhvilluar të shtunën në mbrëmje dhe jo të dielën.
Ish-sulmuesi i Palermos, i Fiorentinës dhe i Bajernit, që kaloi tek Roma gjatë merkatos së janarit, ka shënuar deri tani dy gola në kampionat kundër Xhenoas në “Olimpiko” të Romës. Toni, që midis objektivave të sezonit ka edhe atë për të marrë pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut, duhet të qëndrojë larg fushave të lojës një muaj.

Presidenti i Palermos Zamparini nuk heq dorë nga Simplisio

Mauricio Zamparini nuk është dorëzuar akoma para idesë për të humbur Fabio Simplision dhe duke folur për këtë çështje delikate të merkatos nuk i ka kursyer disa thumbime drejtuesve verdhekuq. “Mund të nënshkruajë për Romën vetëm nga 1 shkurti. Nëse më pas ka patur kontakte më parë me këtë çështje duhet të merret federata. Por nuk do të ndodhë asgjë, klubi verdhekuq pëlqehet shumë nga të gjithë…”, ka thënë numri një i Palermos.
Zamparini më pas i ka hedhur ujë zjarrit në lidhje me polemikat për gabimet e arbitrave dhe për shtyrjen e ndeshjeve që janë ngritur nga Interi: “Janë gjëra të ndërtuara enkas nga ju gazetarët, por mos shkruani se unë jam i zemëruar, a ju dukem i zemëruar?”, ka thënë ai duke qeshur. Kjo batutë e fundit ka ardhur pikërisht pak ditë më vonë nga komunikata për shtyp, të cilën e ka publikuar ai vetë, ku ankohej për vendimet e gjyqtarëve.

Tekniku verdhekuq Ranieri: Trajner i Italisë? Nëse më thërrasin…

Klaudio Ranieri, pasardhës i Marçelo Lipit në drejtim të kombëtares së Italisë pas Botërorit të Afrikës së Jugut. Një hipotezë stimuluese që nuk ka lënë indiferent as trajnerin që po udhëheq Romën: “Kombëtarja? Trajnerët janë gjithmonë të fundit që i marrin vesh gjërat, ashtu si bashkëshortët, - ka qeshur Ranieri. - Për momentin nuk mendoj për këtë. Nëse do të jetë rasti, do të flasim unë, Roma dhe federata. Por, për momentin, nuk ka asgjë”.
Në lidhje me Romën. Shqetëson gjendja e Totit, që pas ndeshjes me Juventusin ka patur disa shqetësime fizike që mund ta detyrojnë të mungojë në takimin e ardhshëm në kampionat kundër Sienës: “Shpresoj që këto ditë të zhvillojë të paktën një stërvitje të veçuar, pasi edhe ky do të ishte një lajm i mirë. Megjithatë, unë shpresoj ta kem në dispozicion për ndeshjen e së dielës”, ka përfunduar Ranieri.

Shqipëri-Kosovë, miqësorja e Pavarësisë më 17 shkurt

Një seleksion i kampionatit shqiptar të futbollit, me lojtarët më të mirë të skuadrave të superligës, do të luajë më 17 shkurt 2010, në Prishtinë, me rastin e dyvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një ndeshje miqësore me kombëtaren e shtetit më të ri në botë. Në fakt kjo ndeshje, më tepër se miqësore është vëllazërore, mes dy skuadrave të një kombi, atij shqiptar, që së bashku do të përkujtojnë kësisoji një datë të shënuar për Kosovën, e cila është në prag të 2-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Një vendim i tillë është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në mbledhjen e ditës së enjte, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Federatës Kosovare të Futbollit. Në këtë kuadër u miratua ndryshimi i datave të zhvillimit të ndeshjeve të turit cerekfinal të Kupës së Shqipërisë, që do të luhen në këto data: 10 dhe 24 shkurt 2010.

GRANDEJUVE: Ju sjell permbledhjen e Lajmeve nga Kategoria Superiore e Shqiperis

Shkumbini mund 2-1 Flamurtarin dhe Maganin në prologun e javës së 19-të

Java e 19-të e superligës ka startuar sot, të premten, me ndeshjen Shkumbini-Flamurtari, e luajtur në Peqin, e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1. Një dygolësh i Caushajt, realizuar të dy me penallti, ka shtuar edhe 3 pikë të tjera të cmuara në “llogarinë” e skuadrës së drejtuar nga Përparim Daiu. Kjo fitore e peqinasve është arritur ndaj skuadrës vlonjate, që drejtohet nga ish-kapiteni dhe trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani. Ka qenë minuta e 15-të e ndeshjes, kur Caushaj ka prishur bardhësinë e fillimit të lojës, pas ekzekutimit të një penalltie. U duk se kjo do t’i demoralizonte miqtë vlonjatë, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm dhe i plotë, derisa kanë barazuar pas dhjetë minutash rezultatin, 1-1, me anë të Franc Veliut. Ky rezultat ka qenë përmbyllës për pjesën e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë i lojës ka hedhur një fushë Shkumbinin me mendje të mbledhur. Manovra sulmuese e vendasve është e madhe, ndërkohë që vlonjatët i kushtojnë më shumë vëmendje prapavijës së tyre, duke aplikuar kundërsulmin, në majë të të cilit debutoi Migen Memelli. Por, një tjetër penallti, e kthyer në gol sërish nga Caushaj, që edicionin e shkuar bënte pjesë në radhët e kuqezinjve të Vlorës, ka vendosur fatin e ndeshjes. Pikërisht në minutën e 55-të. Rekord më vete mund të konsiderohet dhënia e 3 penalltive nga ndërkombëtari Sokol Jareci, që gjykonte këtë ndeshje, por njëra prej tyre është humbur nga miqtë. Në këtë mënyrë, Shkumbini fiton ndeshjen dhe ndihet komod në klasifikim, ndërsa Flamurtari e thellon edhe më tej pozicionin e tij në fund. Kujtojmë këtu se i janë hequr 3 pikët e asaj fitoreje shumë të diskutueshme, një javë më parë, me Besën në Vlorë dhe ndeshja në fjalë do të riluhet më 3 shkurt.
Ndërkohë, në kuadrin e javës së 19-të të superligës, nesër, të shtunën do të luhen edhe tri ndeshje të tjera, ndërsa të dielën dy ndeshje. Kështu, të shtunën, Teuta do të presë në shtëpi Tiranën, Kastrioti do të presë Gramozin, ndërsa Dinamo do të ketë mysafir Skënderbeun. Një ditë më pas, të dielën, Apolonia do të luajë në Fier me Besën, ndërsa Vllaznia prêt në Shkodër Lacin. Nga sa shihet, priten ndeshje mjaft interesante, ku më e favorizuara, pasi ka një kundërshtar të lehtë dhe me probleme të shumta, duket Dinamo kryesuese. Tirana dhe Besa, që ndjekin dinamovitët, kanë transferta të vështira, sepse qoftë Teuta, qoftë Apolonia, nuk falin kollaj në shtëpi, por kanë edhe ato ambiciet e tyre për zonën europiane, afër së cilës janë. Vllaznisë i duhet të fitojë patjetër, në shtëpi, por duhet të kalojë Lacin, të shkuarën e afërt të trajnerit Edi Martini. Një duel që anon më shumë të fitohet nga kuqeblutë, por kurbinasit kanë treguar në këtë sezon, ashtu si edhe në ndeshjen e fundvitit 2009 ndaj Dinamos në Tiranë, se nuk dorëzohen kollaj. Ndaj, 90-minutëshi i “Loro Boricit” mban këdo në ankth dhe emocione, sidomos të dyja tifozëritë respektive. Besa, që ua bën hyzmetin edhe 3 pikëve të ndeshjes që do të përsëritet me Flamurtarin më 3 shkurt, do të udhëtojë drejt Fierit për të mos bërë më asnjë hap fals. Pra, për t’i fituar të tria pikët, me qëllim që të mos i ndahet Dinamos, të vijojë luftën për titullin kampion. Kuptohet, nuk do të jetë e kësaj mendjeje Apolonia, që para tifozëve të vet ka vetëm një rrugë, fitoren.
Në mënyrë telegrafike, ja edhe pasqyra e plotë e javës së 19-të të superligës:

KATEGORIA SUPERIORE JAVA 19

29.01.2010

SHKUMBINI - FLAMURTARI 2-1

30.01.2010

TEUTA - TIRANA
KASTRIOTI - GRAMOZI
DINAMO - SKENDERBEU

31.01.2010

APOLONIA - BESA
VLLAZNIA - LACI

Tirana, nga “ferri” kërkon “parajsën”

Bardheblutë presin uljen e dënimeve nga Apeli dhe janë përqendruar te sfida me durrsakët
Pasi kanë humbur në ndeshjen me Dinamon, që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë për nga mënyra se si rrodhën ngjarjet në stadiumin “Qemal Stafa”, stafi dhe lojtarët e skuadrës së Tiranës kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e radhës.
Kalendari i ka vënë përballë skuadrën e Teutës së Durrësit, ndërkohë që kjo përballje po vlerësohet shumë nga bardheblutë, që edhe pse “të copëtuar” dhe pa shërbimet e tre titullarëve, Muka, Nallbani dhe Bici, do të shkojnë në Durrës me synim për të fituar ndeshjen. Kanë kaluar 4 ditë nga sfida me blutë dhe ajo është harruar tashmë, edhe pse drejtuesit bardheblu shumë shpejt do t’i apelojnë vendimet e komisionit të disiplinës.
Në prag të ndeshje me Teutën, 24 herë kampionët janë optimistë se do ta kalojnë me sukses këtë transfertë, nisur edhe nga forma mjaft e mirë që po kalojnë lojtarët titullarë gjatë këtyre ditëve. Trajneri Alban Tafaj, edhe pse i dënuar, e ka stërvitur këto ditë skuadrën njësoj si para ndeshjes me Dinamon dhe me të njëjtin ritëm. Madje ai është optimist dhe beson se në Durrës ekipi që ai drejton, edhe pse pa tre lojtarë mjaft të rëndësishëm, do të kërkojë të marrë maksimumin.
Formacioni: Ndryshe, nga sfida me Dinamon, ku bardheblutë dhe trajneri Tafaj aplikuan një skemë 4-3-2-1, kësaj radhe ata do të luajnë me klasiken 4-4-2. Nga ajo që është parë dje në ndeshjen e kontrollit, vendin e Nallbanit e ka zënë maqedonasi Korunovski, i cili nuk ka bindur me paraqitjen e tij në derbin me Dinamon.
Në mbrojtje, nga krahët do të luajnë A.Lila dhe nigeriani Abraham dhe në qendër Osmani, në mungesë të Bicit të ndëshkuar me të kuqe, do të ketë në krah Pashajn, edhe ky një lojtar që këtë sezon ka treguar një nivel mjaft të mirë i provuar në qendër të mbrojtjes dhe si shkatërrues. Në mesin e fushës, Muzaka dhe Ahmataj nga krahët dhe në qendër Devolli e Sefa. Sulmi nesër do t’i besohet dyshes Abilaliaj-Plaku, që në seancën e djeshme kanë treguar një nivel mjaft të mirë dhe janë ambientuar mirë me njëri-tjetrin. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë surprizë të minutave të fundit, por kjo mbetet për t’u verifikuar në sfidën e nesërme.

Klubi përgatit materialin për të apeluar

Ashtu siç u tha në asamblenë e jashtëzakonshme që u zhvillua dy ditë më parë nga KF “Tirana”, pritet që shumë shpejt të bëhet kërkesa për apelimin e dënimeve që ka dhënë komisioni i disiplinës për drejtuesit, lojtarët dhe klubin e Tiranës, pas incidenteve të ndodhura në derbi. Enkas me këtë punë po merret shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, i cili dje ka bërë të ditur se është duke e përpiluar materialin dhe do ta dërgojë këto ditë pranë komisionit të apelit, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

KF “Tirana” nderon legjendën Pano

Dje në mesditë, gjatë zhvillimit të homazheve në nderim të legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, në Pallatin e Kongreseve, zemra e të cilit pushoi së rrahuri pak ditë më parë në Amerikë, nuk mungoi edhe klubi i Tiranës. Duke filluar që nga drejtuesit më të lartë të klubit, triada drejtuese, Tafaj-Dede-A.Nalbani, kanë qenë edhe të gjithë lojtarët bardheblu, pa përjashtim, por edhe mjaft figura të klubit ndër vite, miq dhe shokë të të ndjerit Panajot Pano.
- Në seancën e djeshme, që është zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë munguar kapiteni Devi Muka dhe portieri Nallbani, që nuk do të jenë ndaj Teutës.
- Seanca e sotme stërvitore, e fundit në prag të sfidës me Teutën, do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Skënder Halili”, në orën 11:00.
- Pasdite bardheblutë do të grumbullohen në orën 19:00 në klub, për t’u nisur drejt Durrësit, aty ku do të grumbullohen në prag të ndeshjes me Teutën.

Flamurtari-Besa, ndeshja përsëritet më 3 shkurt

Komisioni i disiplinës, pasi i ka shqyrtuar të gjitha faktet, ka dalë në përfundimin se ka pasur gabim teknik
Nuk do të ketë dhënie të tri pikëve në tavolinë skuadrës së Besës, siç ka dhënë ultimatum presidenti kavajas, Nexhat Bizhdili, por përsëritje të ndeshjes. Vendimi është marrë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga komisioni i disiplinës në FSHF, që ka shqyrtuar me imtësi të gjitha materialet që kishin të bënin me këtë përballje.
Pas verifikimit të relacionit të gjyqtarit, vëshguesit, delegatit si dhe pas ballafaqimit të tre gjyqtarëve, u vendos që ka patur gabim teknik. Ndeshja do të riluhet më 3 shkurt, sërish në stadiumin “Flamurtari”, por pa praninë e tifozëve, pas dënimit të fushës së Vlorës dy ndeshje nga disiplina. Verdikti i displinës, siç bëhet e ditur nga të dy kampet, është pranuar nga Besa dhe Flamurtari. “Barceleta” e radhës e kampionatit shqiptar, që ka shëtitur në të gjitha mediat europiane, më në fund nuk do të tregohet si e tillë. Sepse ajo ndeshje aq shumë e diskutuar do të riluhet.

Remzi Sadiku, “kokë turku”

Me këtë vendim të disiplinës përgjegjësia për problemet e shfaqura në stadium “Flamurtari” të Vlorës bie vetëm mbi gjyqtarin e këtij takimi, të riun Remzi Sadiku, që nga pamjet filmike duket se ka ndërruar dy herë vendim, si rrjedhojë e presionit të ushtruar nga drejtuesit e Flamurtarit. Mirëpo nuk është kjo arsyeja e shtyrjes së ndeshjes.
Sepse, nëse gjyttari do të relatonte se ka marrë vendime arbitrare për shkak të presionit, Besës automatikisht do t’i jepeshin tri pikët në tavolinë. Zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë mbrojtur fort Remzi Sadikun, duke deklaruar që nuk ka pasur gabim teknik, por dalja në këtë konkluzion ishte e vetmja mënyrë, që, në bazë të rregullores, të riluhej ndeshja. Remzi Sadiku, në njëfarë mënyre, është bërë “kokë turku” për të shpëtuar kampionatin, pas ultimatumit për bojkor i dhënë nga presidenti i Besës Nexhat Bizhdili. Kjo ngjarje e rëndë nuk mund ta kalohej në asnjë mënyrë pa viktima. Remzi Sadiku tashmë duhet të presë muaj të tërë, për të mos thënë vite, për të gjykuar sërish në superiore.

Kompromis mes Flamurtarit dhe Besës

Vendimi për t’u riluajtur ndeshja e javës së 18-të Flamurtari-Besa duket se ka ardhur pas konsensusit të dhënë nga të dy klubet. Që në orët e paraditës së djeshme kanë qarkulluar fjalë se do të riluhej në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe se ky vendim është pranuar nga të dyja palët. Reflektimi disa ditë pas ngjarjes si dhe ndërmjetësimi i FSHF-së ka ndikuar në arritjen e këtij kompromisi.
Adi Metaliu - Përplasje e kalendarit, më 3 shkurt luhet kupa

Në bazët të kalemdarit të publikuar nga sektori i garave, ditën që është caktuar të riluhet Flamurtari-Besa duhet të luhen ndeshjet e para çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Burime pranë FSHF-së thonë se ndeshjet e Kupës janë shtyrë pikërisht për t’i hapur rrugë takimit të kampionatit Flamurtari-Besa. Por, nga ana tjetër, ky vendim duket se do të hasë në rezistencën e fortë të Tiranës, që është e përgatitur të luajë për kupë. Me sa duket, do të kemi përplasje të reja Tirana-FSHF, pas akuzave të ashpra që kishin lidhje me derbin Tirana-Dinamo 1-2.

Bizhdili: Ramë në kompromis me Flamurtarin

Dua tri pikët në tavolinë, ndryshe do të bojkotoj kampionatin”. Ky ka qenë ultimatumi i presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, që ditën kur u luajt ndeshja. Njëshi i klubit kavajas i ka qëndruar “besnik” vendimit të tij deri dje, por në fund është dorëzuar, duke pranuar gjysmën e së keqës, ribërjen e ndeshjes. Ky vendim, sipas Bizhdilit, është marrë për hir të kampionatit, për të mos e prishur garën: “Unë e pranoj vendimin e komisionit të disiplinës, pavarësisht faktit që kam kërkuar me ngulm tri pikët në tavolinë. Për hir të kampionatit, pra të mbarëvajtjes së garës, kam vendosur të pranoj që të riluhet ndeshja. Është një kompromis mes palëve, për të mos e prishur kampionatin. Meqë do të riluhet, minimalisht gara duhet të dikutohej në një fushë asnjanëse. Gjithsesi, besoj se të dyja palët kanë mbetur të kënaqura.”

Gjika: Vendimi më i drejtë për të dy palët

Jo më pak konsensual për këtë vendim është shprehur edhe presidenti i Flamurtarit, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Vlorës, zoti Shpëtim Gjika. Sipas tij, vendimi i ka kënaqur të dyja palët dhe ruan vijimësinë e kampionatit. “E pranoj këtë vendim të disiplinës edhe për faktin që është bërë një konslutë dhe është kërkuar konsensusi nga aktorët, në rastin konkret Flamurtari dhe Besa. Nëse do të merrej vendimi ekstrem për heqjen e pikëve Flamurtarit, për t’ia dhënë Besës, ne do ta bojkotonim kampionatin. Kjo nuk ndodhi, pasi u vendos të përsëritet ndeshja. Unë e quaj vendim shumë të mirë për të dy krahët, për të shpëtuar kampionatin dhe për të mos krijuar asnjë lloj konflikti në vijimësi”. Duket qartë që negociatorët e FSHF kanë gjetur një rrugë të mesme për zgjidhjen e konfliktit. Të dyja skuadra do t’i provojnë edhe një herë forcat në fushën e blertë, por këtë radhë pa praninë e tifozëve.

Mutu dështon në testin e tretë

Sulmuesi i Fiorentinës Adrian Mutu ka dështuar edhe në një doping test, thuhet në një komunikatë të premtën.
Është dështim i tretë pasi që dështoi edhe në testin pas ndeshjes së fituar naj Barit kur u testua pozitivsht.
Mutu nuk ka stërvitur sot me skuadrën.
Sky Sport Italia raporton se Mutu po përgatit një ekip avokatësh për rastin në fjalë, në mbrojtje të personit të tij.
Raporti pohon se Mutu përdorte barëra për tu dobësuar, të cilat i blente në Rumani por që nuk e dinte se përmbante substancën e palejuar. Këto raporte mbeten të pakonfirmuara.
Mutu do të përballet me dënime të mëdha prej 12 muaj suspendim e deri në 4 vjet.

Guardiola: La Liga do të vendoset në fund

Me Real Madridiin që ka udhëtuar në La Coruna për tu takuar në Riazor me Deportivon, impiant që Reali nuk di fitore që 19 vjet, Barcelona ka rastin që të zgjeroj diferencën në tetë pikë, nëse mposht Sporting Gijon në El Molinon.
I pyetur nga gazetarët se a e din Guardiola se në ditët kur zhvillohet derbi me Realin në Bernabeu, La Liga do të mund të vendosej, ai tha:
“ Nuk e di datën e ndeshjes dhe nuk brengosem për të. La Liga do të vendoset në fund të sezonit. Kemi mjaft gjëra për të bërë tani. Hapi i parë për të ngushtuar diferencën me kundërshtarin do të jetë mendimi se kalendari është i lehtë. Sporting ka marrur 18 nga 24 pikë në stadiumin e vet, dhe kjo po na brengos.”
I pyetur nga gazetarët për çështjen Ronaldo, ai tha:
“ Kjo është një pyetje për Realin dhe jo për mua. Nuk dua të komentoj. Komitetet dhanë vendimet e tyre dhe kjo është e tëra.” Përfundoi Guardiola.

Ronaldo nuk luan ndaj Deportivos

Komiteti disciplinor i federates spanjolle te futbollit ka vendosur qe perfundimisht te mos lejoj Cristiano Ronaldon te luaj ne derbi me Deportivon ne Riazor.
Ronaldo ka udhetuar ne La Coruna por me kot, nuk eshte i nevojshem. Federata spanjolle e futbollit ditë më parë vendosi ta dënoj Ronaldon me dy ndeshje moslojë por është ky i fundit që shpresoi në një apelim të dytë të Real Madridit bërë në komitetin spanjoll të disciplinës.
Real Madridi nuk ka fituar që 19 vjet në Riazor dhe është pesë pikë prapa liderit Barcelonës.

Rooney: United nuk është ekip individual

Rooney ka thënë se United mund të mbijetojë edhe pa të.
Wayne Rooney është shprehur se Manchester United nuk është një ekip që është i varur në një lojtar.
Menaxheri i Chelsea Carlo Ancelotti ka deklaruar se United nuk do të mund të mbijetonte pa Rooneyn, ndërsa Sol Campbell e ka emëruar Rooneyn si kryelojtar të United.
Por Rooney tha për The Sun “Ne jemi të gjithë një ekip, unë nuk do të mund të shënoja gol pa shërbimet e lojtarëve të tjerë. Nëse unë nuk shënoj gol është tjetër lojtar që përkujdeset për këtë. “
“Ne presim të fitojmë si një ekip, jo si individ. “

Anderson do të shkoj në Lyon, Lloris vjen në United

Me spekulimet gjithnjë e në rritje për një largim të Andersonit, janë rritur fjalët se super portieri i Lyonit Hugo Lloris mund të transferohet në Manchester United, kurse Anderson të shkojë në drejtim të kundërt.
United është duke kërkuar portier që moti pasi që Van der Saar së shpejti do ta përfundoj karrierën kurse Ferguson nuk është i kënaqur me rezervistet Kuzczak dhe Foster.
Lloris është njeriu që po kërkohet sot më së shumti në Europë për shkak të paraqitjeve të tija fantastike si me Lyonin ashtu dhe me Francën.
Për më shumë, Lyon dëshiron të përforcoj mesfushën, dhe për këtë ata mund të jenë të interesuar për Andersonin që nuk e ka treguar veten në Premier League.
Ky shkëmbim pritet të përfundoj në verë, pasi që tani Manchester United nuk ka para.

Laporta: Nuk ka çmimi për Messin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj angazhimeve të Interit për të transferuar lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.
Laporta është i njoftuar për interesimin dhe planet e zikaltërve, por e ka bërë të qartë se kampioni i Spanjës nuk do të lejojë largimin e argjentinasit.
“E di se Moratti e dëshiron Messin, sepse atij i pëlqejnë lojtarët që luajnë me këmbë të majtë, ndërsa Messi është lojtari më i mirë në botë që luan me të majtën”.
“Të sqarojmë, për ne ai nuk është në shitje, madje nuk është e mundur të caktohet as çmimi”, ka thënë Laporta për Sky Sport Italia.

Zyrtare: Zaccheroni trajner i Juventusit

Juventusi ka shkarkuar trajnerin deritanishëm Ciro Ferrara, ndërsa e ka caktuar trajner Alberto Zaccheronin, i cili do ta udhëheqë Zonjën e Vjetër deri në fund të sezonit.

Pritet që ish-trajneri i Milanti, Interit dhe Udineses t’ia kthejë namin Juves dhe ta ngrejë në njërën nga tre pozitat e para në tabelë.

“Nga sot Juventusi ka një trajner të ri: Alberto Zaccheroni”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit, dhe pikërisht pas seancës së sotme stërvitore, Zaccheroni do të prezantohet para mediave.

Barcelona e bindur se do të transferojë Fabregasin

Burime nga Barcelona bëjnë të ditur se klubi ka siguruar të holla të mjaftueshme për të bindur Arsenalin ta shesë kapitenin Cesc Fabregas.
Sport shkruan se Barcelona do ta ‘mbulojë’ me para Arsenalin për të lejuar largimin e mesfushorit spanjoll.
Marrëveshja në mes të lojtarit dhe Barcelonës tashmë thuhet se është arritur. Të dyja palët janë pajtuar për gjithçka, madje edhe për detajet më të vogla.
Deri në ditën kur të arrihet marrëveshja mes klubeve të dy, edhe klubi edhe lojtari do t’i mohojnë kontaktet.

Beckham ende shpreson në Skudeton

Mesfushori David Beckham i ka porositur fansat e Milanit të ruajnë besimin për triumf në kampionatin italian edhe pas humbjes në derbin e qytetit nga Interi gjatë të dielës.
Rosonerët u mposhtën me rezultat 2-0 ndaj rivalit të hidhur, duke iu dhënë fund edhe tre fitoreve radhazi. Ndërkohë Interi e ruan statusin e të pamposhturit në shtëpi këtë sezon.
“Jemi të zhgënjyer nga rezultati por kjo mund të ndodhë në futboll. Megjithatë, asgjë nuk është humbur pasi ka ende shumë ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Ne ende mund të besojmë në Skudeton. Vetëm duhet ta lëmë humbjen prapa dhe t’u kthehemi fitoreve të dielën”, ka thënë Beckham.

Rooney: City duhet të presë për të fituar medalje

Njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, nuk pret që Manchester City të jetë sfidues serioz për tituj në një të ardhme të shpejtë.
“City është përmirësuar shumë këtë vit dhe ka pritje për trofe. Por megjithatë mendoj se do të ketë nevojë për kohë që dikush të arrijë atje ku janë top ekipet për momentin”.
“Me historinë e United prapa, titujt që ka fituar gjatë 20 viteve të fundit, nuk mund të arrini atje për vetëm një sezon. United ende është larg”, ka thënë Rooney./

Lampard: Chelsea do të mbetet në krye

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se ekipi i tij do të mbetet në krye të tabelës së Ligës Premier dhe se kampionati anglez tashmë është i siguruar.
Blutë mposhtën Birmingham Cityn me rezultat 3-0 gjatë takimit të mesjavës për të rimarrë kreun e tabelës dhe Lampard i ka paralajmëruar rivalët se nuk ka askush që do ta zmbrapsë më Chelsean.
“Është ndjenjë e mirë të rikthehesh në maje. Edhe pse menduam se kemi ndeshje më pak të zhvilluara, nuk na pëlqeu ta shohim veten në pozitën e tretë. Sigurisht do të jetë edhe më mirë të shënojmë fitore ndaj Burnleyt të shtunën dhe të shtojmë diferencën para se Arsenal dhe United të përballen mes tyre”.
“Burnley do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse ne mund të vazhdojmë kështu si luajmë, me kualitet, qëndrueshmëri dhe pasime, do të kemi shans të mirë të zgjerojmë diferencën”, ka thënë Lampard.

Pato: Do të jem i gatshëm për Manchesterin

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai do të jetë i gatshëm për takimin e Ligës së Kampionëve përballë Manchester United.
Pato sapo është rikthyer nga Brazili ku ka mjekuar muskulin e lënduar dhe thotë se ndjehet mirë dhe i gatshëm për t’u rikthyer në momentin e duhur.
“Ndjehem mirë dhe sigurisht se do të jem aty kundër Manchester United më 16 shkurt”, ka thënë braziliani.
20-vjeçari po ashtu ka komentuar edhe derbin e qytetit përballë Interit, duke thënë se pavarësisht humbjes së rosonerëve gara për titull mbetet e hapur.
“E kam parë derbin në TV. Ne humbëm por sezoni nuk ka mbaruar. Ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, ka shtuar Pato

Tottenham konfirmon huazimin e Gudjohnsen

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka konfirmuar se Eidur Gudjohnsen ka arritur në White Hart Lane si huazim deri në fund të sezonit.
“Thjesht mendoj se ai është një lojtar i mirë dhe ai mund të luajë në disa pozita për ne, ai mund të luajë në mesfushë ose si mesfushor sulmues nëse ne dëshirojmë ta ndërrojmë sistemin”.
“Andaj po, ne e kemi huazuar atë deri në fund të sezonit dhe do të shohim se si shkon”, ka thënë Redknapp.
Gudjohnsen, i cili kaloi tetë vite në Angli me Boltonin dhe Chelsean në mes të viteve 1998 dhe 2006, rikthehet në Ligën Premier pasi dështojë të gjejë veten në kampionatin francez te Monaco.
West Ham po ashtu ishte i interesuar në sulmuesin me përvojë, por u mposht nga rivali tjetër i kryeqytetit

Bruce: Dy ndeshjet e radhës vendimtare

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka paralajmëruar lojtarët e tij se dy ndeshjet e radhës do ta shpëtojnë sezonin e tyre, pas humbjes 2-0 nga Evertoni.
Ekipi ku angazhohet kosovari Lorik Cana është tre pikë mbi zonën e rrezikut, dhe takimet e radhës do t’i zhvillojë përballë Stoke Cityt dhe Wiganit të dyja në fushë vendore dhe Bruce beson se këto mund ta rikthejnë në rrugë të mirë ekipin.
“Kemi qenë në një periudhë të tmerrshme por do të kthehemi në ndeshjet në shtëpi që do ta definojnë sezonin tonë. Ne duhet të nxjerrim rezultate nga këto ndeshje dhe nëse ia dalim atëherë jemi të zotë”, ka thënë Bruce

28 janar 2010

Guti dëshiron t’i mbetet besnikë Realit

Mesfushori i Realit të Madridit, Guti ka ripërsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në këtë skuadër, ndonëse në media më të madhe flitet për largimin e këtij futbollisti nga “klubi mbretëror”.…

“Nuk kam ofertë nga Interi, edhe pse atje kam një shok të mirë (Uesli Shnajder). Sidoqoftë, dëshira ime është të mbetem pjesë e Realit edhe në edicionin e ardhshëm”, ka pohuar Guti në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

Ronaldo mund ndodh se do te udhtoj për ne Riazor?

Neser do te vendoset se a do te udhtoj Cristiano Ronaldo per ne Riazor apo jo.
Federata Spanjolle e futbollit ka vendosur qe kete te premte te takohen me zyrtar te lart te Realit dhe te gjejn nje zgjidhje.
Zyrtar te FS kan then se Ronaldo nuk do te udhtoj per ne Riazor, mirpo pas kesaj deklarate , i esht pergjigjur menjhere klubi Madrilen , duke e cilsuar kete vendim si te padrejt.
Megjithat Butragreno ka deklaruar se do te zgjidhet ky problem dhe Ronaldo do te jete pjes e 11 se pare te Pellegrinit.

Biografia e Florentino Perez

Florentino Pérez Rodríguez u lind me 8 Mars 1947 aktualisht 62 vjecar, eshte biznismen spanjoll, ish politikan,dhe tani presidenti aktual i Real Madrid C.F. ,ai aktualisht ka edhe kompanine ACS (Actividades de Construcción y Servicios).

Ai eshte me i njohuri nga presidentet e Realit sepse gjate periudhes Los Galacticos ka blere futbollistet me me fame dhe ne elite duke paguar shifra astronomike.
Perez u bashkua me partine Qendra e Bashkimit Demokratik ne vitin 1979 duke sherbyer ne keshillin e qytetit te Madridit.

Ne vitin 1986 Perez konkuron ne zgjedhjet e pergjithshme spanjolle me Partine Reformiste Demokratike.Ai ndjeki Universitetin Politeknik te Madridit.
Ne vitin 1993 u zgjodh president i OCP Construcciónes, pas bashkimit te S.A. dhe OCP Construcciónes me Guines dhe Navarro duke krijuar nje kompani te re Actividades de Construcción y Servicios, S.A. (ACS) ne vitin 1997 Perez zgjedhet presidenti i kompanise se re.

Florentino Pérez me 19 Shkurt 1995 konkuroi per here te pare ne zgjedhjet presidenciale te Real Madrid, ateher klubi ishte ne gjendje te keqe financiare dhe kishte keqmenaxhime po Perez humbi nga Ramon Mendoza.
Perpjekja e dyte ishte me e sukseshme kur Perez u be president i Realit ne vitin 2000.

Perez kishte premtuar se do te sjellte Luis Figo nga rivali kryesor F.C Barcelona, ate e beri duke paguar nje shume prej 58.5mil. €, me pas ne vitin 2001 ai transferoi Zinedine Zidane nga Juventus per nje shume rekorde prej 73.5mil. €, me pas ne vitin 2002 ai solli fenomenin Ronaldo nga Inter per nje shume 43mil. € ndersa ne vitin 2003 ai solli me te famshmin David Beckham nga Man.

UNT per nje shume 35.1mil.€, ne vitin 2002 Reali fitoi titullin e 9-te te Champions League dhe gjithashtu kishte fituar 2 tituj te La Ligas, te cilat ndihmuan Perez ti i rifitoj zgjedhjet ne vitin 2004 me 94.2% te shumes se votave.
Ne vitin 2004 pasi qe Claud Makelele u largua nga Real Madridi ne drejtim te Chelsea, Perez arriti te sjelle ne Madrid Owen,Julio Baptista e Robinho ,gjithashtu Perez nuk arriti te nenshkruaje me Patrice Vieira per shkak se refuzoi te paguante page te larte per lojtarin.

Pas gjithe ketyre transferimeve Reali nuk arriti te fitoje asnjerin prej objektivave.
Edhe pse politike e Perez kishte arritur te permiresonte klubin ne aspektin financiar dhe ate te marketingut ne Azi, ajo ra nen kritika te shumte te cilat e shtyne qe Perez te jape doreheqje me 27 Shkurt 2006 duke shtuar se ekipi kishte nevoje per nje drejtues te ri.

Me 14 Maj 2009 Perez paraqiti zyrtarisht kanditaturen e tije per president te Realit ne nje konference per shtyp ne Hotel Ritz Madrid. Me 1 Qershor 2009 duke marre parasysh se ai ishte kandidati i vetem qe kishte ofruar garanci prej 57,389,000€ ai u zgjodh per here te trete president i Real Madrid.

Ai perseri vazhdoi me politiken e tije Los Galacticos.Me 8 Qershor2009 ai arriti ta transferoj Brazilianin Kaka’ nga A.C. Milan per nje shume prej 65.8mil.€, me 11 Qershor 2009 Mancheter United pranoi oferten prej 94mil € per superyllin dhe njekohesisht futbollistin me te mire ne bote per vitin 2008 Cristiano Ronaldo, me 25 Qershor 2009 Perez njoftoi se ka arritur marreveshje per te transferuar qender mbrojtesin e Valencia per 15mil.€.Me 1 Korrik 2009 ai bleu

Karim Benzema nga Olimpik Lioni per nje shume 35mil.€ dhe duke arritur nje mareveshje me Lyon se nese Reali do te arrinte suksese ai do te paguante edhe nje shume tjeter Lyon.

Dhe me pas me 5 Gusht 2009 ai solli edhe Xabi Alonson per 30mil.€ duke arritur te mare lojtarin e 2-te te Liverpool pasi qe kishte marre edhe Alvaro Arbeloa per 4mil.€.

Reali dhe City kërkojn Perrotin

Real Madrid dhe Manchester City janë dy klube që janë të interesuar në lojtarin e Sevillas Diego Perotti.
Sulmuesi i ri anësor Diego Perotti, përsëri e gjeti veten në shënjestër të Real Madridit.
Sipas mediave angleze, Reali dhe Manchester City janë dy klube që kanë nisur zyrtarisht negociatat për këtë lojtarë që vlera e të cilave është vlerësuar në € 40 milionë.
Perotti këtë sezon pas Navas dhe Navarros është lojtari më i mir i Sevillës.
Ai ka luajtur 17 lojra dhe shënoi tre gola dhe tre asistime për gol.

Dudek deshiron ndryshim historie te Reali

Portieri i dyte i Real Madrid Jerzy Dudek ka folur para mediave , duke bere me dije se Reali do ta ndryshoj historien e tij kunder Deportivos si Mysafir.
Dudek tha se klubi i Realit me qdo kusht do te jete i vendosur qe te fitoj ne Riazor,dhe se pret nga klubi i tij te jete sa me shume agresiv.
Portieri 36 vjeqar ju ka kunder pergjigjur mediave se Reali do te jete humbes ne kete ndeshje.
Jerzy Dudek ka folur edhe rreth kartonit te kuq qe pranoi Ronaldo javen e kaluar duke e cilsuar kete aktë jo te drejt.
Se fundi per te ardhmen e tij tha “Kjo esht e veshtir qfar po ndodh me mue ketu ne Madrid, une jam 36 vjeq dhe une dua te luaj sa me shume” Tha Dudek nder te tjera.

Nani mbetet në Man Utd

Mesfushori i Manchester United, Nani, ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Reprezentuesi portugez besohej se ishte i pakënaqur me menaxherin Sir Alex Ferguson dhe spekulohej se mund të largohet nga Old Trafford, gjatë këtij muaji.
Milan, Juventus e Fiorentina si dhe klube nga Premierliga ishin të interesuara për shërbimet e tij, por Nani ka insistuar se dëshiron të mbetet në klub.
“E di se çka kërkon menaxheri nga unë dhe jam duke dhënë maksimumin. Dua të mbetem këtu dhe t’i ndihmoj ekipit të fitojë tituj të rëndësishëm”, tha Nani.

Gudjohnsen i Tottenhamit

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka theksuar se klubi është në prag të transferimit, në formë huazimi, të sulmuesit Eidur Gudjohnsen.
Ish-futbollisti i Chelseas kishte kaluar testin mjekësor në West Ham dhe dukej se do t’i bashkohej ekipit të Gianfranco Zolas.
Por, sipas Redknappit, 31-vjeçari do të kalojë në White Hart Lane për pjesën e mbetur të sezonit, si i huazuar nga Monaco.
“Nuk kemi ofruar asgjë më tepër se West Ham. Të dyja ofertat ishin të ngjashme dhe ishte vendim i futbollistit”, tha Redknapp për “The Sun”.

Jimenez në Parma

Luiz Jimenez ka kompletuar transferimin në Parma pas largimit nga West Ham. Mesfushori i Interit ishte huazuar në Upton Park për pjesën e mbetur të sezonit, mirëpo klubi anglez ka vendosur për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes. Tani, Jimenez i është bashkuar Parmës, deri në fund të sezonit.
“Jam i lumtur që kam shkruar në Parma. Përvoja ime në Premierligë nuk kaloi ashtu siç kam dëshiruar. Tani shpresoj të qëndroj për kohë të gjatë në një ekip”, deklaroi Jimenez.

FC Barcelona: Fitim neto 8 milionë euro

Barcelonë, 28 janar – Të ardhurat e Barcelonës në ligën e Spanjës u rritën pothuajse për një të pestën në gjashtë muajt e fundit të vitit të kaluar dhe klubi në këtë periudhë pati një fitim të pastër prej tetë milionë eurove, njoftuan kampionët e Evropës të enjten në ueb-faqen e tyre. Të ardhurat u rritën në të gjitha aktivitetet e klubit në 222.8 milion euro, nga 186 milionë, të realizuar në të njëjtën periudhë një vit më parë. Marrëveshjet e reja të sponsorimit me TV3, Etisalat dhe Turkish Airlines kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave, sikundër edhe turnetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kuvajt. Klubi ka shpenzuar më shumë për pagat e lojtarëve pas ardhjes së Zlatan Ibrahimoviqit, i ka rritur vlerat e kontratave, si dhe ka ndarë premi për kupat e fituara.

Ferrara nuk brengoset për humbjen nga Inter

Juventus është eliminuar para pak çastesh nga Interi nga Coppa Italia dhe menjëherë është shprehur Ciro Ferrara, trajnei më i përfolur në botë.

“ Kam marrë shumë telefonata për disa minuta.”

“ Ata më siguruan se do të vazhdoj të jem trajner i Juventusit, dhe nesër vazhdon stërvitja regullisht.” Deklaroi pas ndeshjes Ferrara.

Hernanes Madrilen nëse Gago largohet

Sipas së përditshmes spanjolle Marca, lojtari i Sao Paolos Anderson Hernanes mund të jetë në listën e të dëshiruarëve të Real Madrid, nëse Los Blancos janë në gjendje që të arrijnë një marrëveshje me Manchester Cityn për Gagon.
24 vjeçari ka një kontroll perfekt të topit, ai gjithashtu ka pasime milimetrike dhe është një golashënues i mirë. Nëse Real Madrid nënshkruan me të ai do të jetë në gjendje që të luaj në Ligën e Kampionëve.
Thuhet se për Hernanes ka qenë e interesuar edhe Barcelona, por oferta e Blaugranëve ishte e mohuar nga Sao Paolo. Thuhet se edhe Inter dhe Milan janë në garë për shërbimet e 24 vjeçarit. Klauzola e shitjes së lojtarit është 15 milion euro.

Shevchenko: Chelsea dhe Milan përjetë

Ukrainasi ka folur ekskluzivisht për Goal.com, se në zemrën e tij do të qëndrojnë përjetë Chelsea dhe Milan.
Shevchenko ka thënë për Goal.com se të gjitha ekipet që ka luajtur ai do të mbeten në zemrën e tij. “
Ukrainasi ka lavdëruar edhe trajnerin e tanishëm të Chelsea “ Ancelotti është një specialist i madh, ai e ka filluar mirë vitin e tij të parë në Premier Ligë, ai ka një skuadër shumë të mirë, për mua ata janë favoritë për të fituar Premier League. “
“Uroj Chelseat dhe Milanit që të kenë rezultate të mira, unë gjithmonë do ti mbështes ata.
Së fundi Shevchenko shtoi “ Të gjitha ekipet që kam luajtur unë do të mbeten në zemrën time përgjithmonë. “

Atletico në gjysmëfinale të Copa del Rey

Atletico Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi ka eliminuar Celta Vigon, me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Takimi i parë i zhvilluar në kryeqytet përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, kurse ndeshja kthyese zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin Balaidos, përfundoi me fitoren minimale të madrilenëve.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Diego Forlan (26’), i cili mjaftoi për kualifikimin e Atleticos.
Në gjysmëfinale ka kaluar edhe Getafe, përkundër humbjes prej 1-0 nga Mallorca. Getafe fitoi në ndeshjen e parë si mysafir me rezultat 2-1, prandaj kualifikohet falë golit në terren mysafir. /

Egjipti në finale të Kupës së Afrikës

Përfaqësuesja e Egjiptit është kualifikuar në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi e ka mposhtur Algjerinë me rezultat 4-0.
Hosni Abd Rabou kaloi Egjiptin në epërsi nga penalltia (39’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Egjipti shënoi edhe tri herë me anë të Mohamed Zidan (65’), Mohamed Abdelshafi (81’) dhe Mohamed Gedo (90’).
Duhet përmendur se deri në fund të ndeshjes u përjashtuan tre lojtarë të Algjerisë, Rafik Halliche (38’), Nadir Belhadj (70’) dhe portieri Fawzi Chaouchi (88’).
Në finale, Egjipti do ta ketë kundërshtar Ganën, që më herët eliminoi Nigerinë.

Juve eliminohet edhe nga Kupa

Interi ka shënuar fitore prej 2-1 në ‘finalen para finales’ të Kupës së Italisë kundër Juventusit, dhe kështu zikaltrit kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.

Bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të brazilianit Diego në minutën e 10-të dhe ishin skuadër më e mirë në gjysmën e parë të lojës.

Në pjesën e dytë, Interi u rikthye në lojë për ta përmbysur rezultatin në 2-1.

Goli i parë i vendasve erdhi pas një gjuajtje të lirë, me ç’rast topi u devijua dhe më së miri u gjet Lucio, i cili shënoi në portën e Buffon (71’), për të barazuar rezultatin.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Gigi Buffon mbrojti gjuajtjen e Thiago Mottas, por jo edhe të Mario Balotellit, i cili shënoi golin e fitores.

Katër ndeshje moslojë për Ferdinand

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, është shpallur fajtor për sjellje të dhunshme nga Komisioni i Pavarur Rregullativ dhe do të mungojë në katër ndeshje të Djajve të Kuq.
Anglezi e ka mohuar incidentin e të shtunës me sulmuesin e Hull Cityt, Craig Fagan, mirëpo në xhirime është parë se e ka goditur atë në fytyrë.
Komisioni vendosi që Ferdinand ishte fajtor dhe i ndaloi menjëherë paraqitjen në tri ndeshje, mirëpo vendimi i tij për ta mohuar dënimin ia lejoi që të luante në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në kuadër të Carling Cup kundër Manchester Cityt.
Mirëpo, FA vendosi se refuzimi ishte i pavlerë dhe e shtoi edhe një ndeshje moslojë, në listën e tri të parave, ashtu që Ferdinand nuk do të mund të luajë në katër takimet e radhës të United. /