29 janar 2010

Abdiu me Le Mansin synon fitore

Shqiptari Almen Abdiu me skuadrën e Le Mansit kërkon fitore para adhuruesve të vet në ballafaqim me skuadrën e papërshtatshme, Toulouse. Ballafaqimi ndërmjet këtyre skuadrave zhvillohet në orën 19.00 të shtunën mbrëma dhe në kuadër të javës së 22-të të Kampionatit të Francës në futboll. Abdiu pritet të aktivizohet nga minuta e parë e ndeshjes dhe madje edhe të arrijë sa më parë të shënojë golin e parë me skuadrën e re, Le Mans. Skuadra e Abdiut renditet në vendin e 18-të me 16 pikë, kurse Toulouse zë vendin e 12-të me 29 pikë të tubuara. Duhet shtuar se Toulouse në pesë ndeshjet e fundit ndaj Le Mansit ka rezultat pozitiv - tri fitore dhe dy barazime.