28 janar 2010

Beckenbauer favorizon Bayernin

Kampionati gjerman në futboll ka marrë një rrjedhë dramatike dhe shumë skuadra janë në luftë për titull të kampionit. Në garë për ta fituar kampionatin janë: Bayer Leverkuseni, Bayerni nga Munihu, Schalke 04, Dortmudi dhe Hamburger. E përditshmja gjermane “Bild” e ka intervistuar legjendën e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, përgjigjja e të cilit ka qenë e pritur: “Kampion do të jetë Bayerni”. Beckenbauer megjithëse e bën favorit Bayerni, gjasa i ka dhënë edhe skuadrës Hamburger SV. “Hamburger SV ka kryer punë të shkëlqyeshme me sjelljen e Ruud van Nistelrooy. Po të jetë i gatshëm, ai është në gjendje që vetë t’i fitojë të gjitha ndeshjet”, tha Beckenbaueri.