28 janar 2010

Berluskoni: Maska e Materacit ishte argëtuese

Presidenti i Milanos dhe kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, nuk ishte mllefosur me futbollistin e Interit, Marco Materaci, i cili indirekt e kishte përqeshur pas derbit të së dielës ndërmjet Interit dhe Milanit, kur e kishte vendosur maskën më fytyrën e tij. Berluskoni ka thënë se veprimi i Materacit nuk e ka fyer, sado që shumë zyrtarë të Qeverisë së Italisë ishin shokuar me futbollistin kontraverz. “Maska ime? Ishte argëtuese ta shikosh Materacin me te!”, ka deklaruar Berluskoni