28 janar 2010

Bunjaku teston futbollistët

Përzgjedhësi i Përfaqësues “A” të Kosovës, Albert Bunjaku, do të qëndrojë gjatë fundjavës në Kosovë, ku në program ka një sërë aktivitetesh shumë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të Kosovës. Ai me 31 janar, nga ora 10.00-13.00 bën testimet e futbollistëve në palestrën e sportit “Kolegji Eurosport” në Bardhosh. Pas kësaj do të mbajë edhe seminarin edukim i shpejtë me trajnerët e elitës. Tema e seminarit do të jetë: Rezultatet nga testimet e futbollistëve të përfaqësueses. Plan-programi individual për futbollistët e përfaqësueses nga Dr Marcus Svensson dhe Malësor Gjonbalaj, “Terminologjia e futbollit”.