28 janar 2010

Galliani: Huntelaar qëndron në Milan

Zëvëndës presidenti i Milanit Adriano Galliani i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve rreth Huntelaarit, duke thënë se ai do të qëndroj në San Siro.
Në fakt, Galliani u duk mjaft i befasuar me spekulimet rreth largimit të tij.
“ Huntelaar duhet të jetë i qetë pasi që nuk do të shkoj asku.”
“ Unë e kam thënë këtë që disa ditë, por për disa arsye nuk më keni besuar.”
Dy humbje në dy ndeshjet e fundit, ndaj Interit dhe Udineses kanë zgjuar shumë kritika në Milanello dhe Galliani nuk ishte aspak në disponim që të flas për këtë e lëre më për Interin.
“ Nuk dua të flas për gjërat polemike të pas derbit, do ti mbaj për vete.Derbi? Nuk dua të flas për ekipin tjetër nga Milano.” Shtoi ai.
“ Kur humbisni nuk është mirë, por ndodhi në një periudhë kur ne po luajmë mirë. Shpresojmë se ekipi do ti rikthehet fitoreve.” Përfundoi Galliani.