28 janar 2010

Gudjohnsen i Tottenhamit

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka theksuar se klubi është në prag të transferimit, në formë huazimi, të sulmuesit Eidur Gudjohnsen.
Ish-futbollisti i Chelseas kishte kaluar testin mjekësor në West Ham dhe dukej se do t’i bashkohej ekipit të Gianfranco Zolas.
Por, sipas Redknappit, 31-vjeçari do të kalojë në White Hart Lane për pjesën e mbetur të sezonit, si i huazuar nga Monaco.
“Nuk kemi ofruar asgjë më tepër se West Ham. Të dyja ofertat ishin të ngjashme dhe ishte vendim i futbollistit”, tha Redknapp për “The Sun”.