28 janar 2010

Kualjarela sheh një Napoli në Europë

Kualjarela beson tek Napoli i tij. Sulmuesi, pas skualifikimit, do të kthehet në fushë kundër Xhenoas: “Një ndeshje shumë e vështirë, nuk mund ta fshehim. Po përjetoj një aventurë të shkëlqyer, nuk e imagjinoja se do të provoja një emocion kaq të fortë duke dëgjuar thirrjet e “San Paolos”. Maxhio? Ka bërë një gol të shkëlqyer, kam qenë vetëm në dhomë dhe jam çuar në këmbë për të duartrokitur. Kombëtarja? Eshtë e natyrshme që mendoj për të”, ka thënë Kualjarela.