28 janar 2010

Kuçi debutoi me Swansean

Futbollisti nga Kosova, Shefki Kuçi, debutoi në fanellën e skuadrës së Swanseas, e cila para shikuesve të vet luajti baras (0:0) me skuadrën e Coventryt, në ndeshjen e javës së 27-të të Leagua Championship. Kuçi është inkuadruar në lojë në minutën e 76-të të takimit në vend të futbollistit Pintado. Shefki Kuçi me gjithë angazhimin me futbollistë të tjerë nuk arritën të mposhtin skuadrën cilësore te Coventryt. Futbollisti Kuçi pak ditë më parë ka ardhur në Swansea nga skuadra e ligës së dytë gjermane, Koblenzi. Skuadra e re e Kuçit, Swansea zë vendin e pestë me 42 pikë, ndërkaq Coventry renditet në vendin e 15-të me 32 pikë të grumbulluara.