28 janar 2010

Shqipëria e 49-ta në renditjen e UEFA-s

Shqipëria renditet në vendin e 49-të për sa i përket “Fair-Play” nga 53 federata që aderojnë në UEFA. Klasifikimin e ka publikuar qeveria evropiane e futbollit, që ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të zhvilluara nga klubet dhe ekipi përfaqësues në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Periudha e marrë në vlerësim është 1 maj 2009-30 prill 2010. Shqipëria, e 49-ta, ka zhvilluar 24 ndeshje ndërkombëtare në nivel kombëtaresh e klubesh, duke grumbulluar 7.589 pikë, e duke lënë pas vetëm San Marinon (7.535 pikë), Lihteshtejnin (7.374), Luksemburgun (7.340) dhe Andorrën (7.337).