12 mars 2010

Camoranesi: Vendi i tretë nuk është i pamundur për Juventusin

Lojtari i Juventusit mendon se vendi i tretë nuk është i pamundur për ekipin e tij.

Mauro Camoranesi ka thënë se vendi i tretë mund të arrihet nga Juventusi.

“Unë mendoj se Juventus mund të përfundoj në vendin e tretë, “ tha italiani për Juventus Channel.

“Klubet që kanë fituar shumë pikë deri tani, mund ti humbasin ato duke dështuar në shumë ndeshje siç kemi bërë edhe ne. “