12 mars 2010

Fitore e Juventus

Zonja e Vjetër ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Fulhamit në kuadër të të tetës së finales së Europa League.

Nicola Legrottaglie kaloi vendasit në epërsi (9’), për të dyfishuar Jonathan Zebina me një gol të bukur (25’).

Dickson Etuhu ngushtoi epërsinë në 2-1 (36’), ndërsa David Trezeguet vuri rezultatin përfundimtar në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+3).

Në takimet tjera, Benfica dhe Marseille kanë barazuar 1-1, ndërsa Panathinaikosi është mposhtur me rezultat 1-3 nga Standard Liege.