13 mars 2010

Juve - 80 milionë euro për ristrukturim

Sipas medieve në Itali, ekipi i Juventusit në afatin kalimtar të verës do të ketë në dispozicion rreth 80 milionë euro për ristrukturim të ekipit.

Pas sezonit zhgënjyes të biankonerëve dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve, mediat në Itali paralajmërojnë se Juventus përgatitet për ristrukturim në fund të sezonit.

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, buxheti i biankonerëve do të jetë nga 70 deri në 80 milionë euro, por për t’u realizuar kjo ata duhet të sigurojnë vend për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Një pjesë e parave mendohet se do të fitohen nga shitja e Gianluigi Buffon te Manchester City. Në mesin e lojtarëve për të cilët interesohet Juventusi janë Fabregas, Ribery dhe Higuain.