17 mars 2010

Juve me mungesa ndaj Fulhamit


Torino, 17 mars - Skuadrës së Juventusit do t'i mungojnë tetë futbollistë, përfshirë këtu edhe dy portierët e parë në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Fulhamit, Lajmi është bërë i ditur të martën nga gazeta italiane "Tuttosport". Krahas portierëve Gianluigi Buffonit dhe Alex Manningerit të lënduar, po për të njëjtën arsye nuk mund të luajnë as Giorgio Chiellini, Martin Caceres, Amauri, Sebastian Giovinco dhe Michele Paolucci. Ndërkohë Nicola Legrottaglie është i suspenduar. Ndeshja mes Juventusit dhe Fulhamit luhet të enjten (19:00). Italianët kanë epërsi 3:1 nga ndeshja e parë e luajtur në Torino.