15 mars 2010

Kohë e vështirë

Pas barazimit dëshpërues me Sienan, kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero nuk ishte në disponim të festojë golin e 300-të dhe 301 në karrierë. Del Piero realizoi dy gola, por pavarësisht epërsisë 3-0, Siena e barazoi rezultatin 3-3.

“Nuk është kohë e mirë për Juventusin. Kur shënoni tri gola për 10 minuta, gjithçka duket e lehtë dhe pa vetëdije liroheni. Rikthimi i Sienas ishte faji ynë. Jemi duke kaluar një sezon kur duhet të përmirësohemi vazhdimisht, por na ndodhin gjërat më të çuditshme”, tha Del Piero.