18 mars 2010

Zaccheroni mbetet te Juve edhe pas këtij sezoni!

Torino, 18 mars – Edhe pse angazhimi i Alberto Zaccheronit në bankinën e Juventusit nga dita e parë ishte trajtuar si zgjidhje e përkohshme, duket se trajneri në “zonjën e vjetër” mund të qëndrojë edhe pas kësaj sezone. Këtë e ka pohuar “La Gazzetta dello Sport” ku theksohet se strategu 57 vjeçar e ka impresionuar udhëheqësin e klubit pasi në 10 ndeshje të zhvilluara, skuadra e tij ka pësuar vetëm një humbje. Presidenti i klubit Jean-Claude Blanc dhe drejtorët janë takuar me Zaccheronin, kurse temë e bisedimeve ka qenë mundësia për zgjatjen e kontratës së bashkëpunimit edhe për një vit. Zaccheroni në kreun e Juves kishte ardhur pas largimit të Ciro Ferrarës në fund të janarit..