11 mars 2010

“Zonja”, mision merkatoje në Argjentinë

Pasi ka mbyllur aventurën në Amerikën Latine Renzo Kastanjini, përgjegjësi i vëzhguesve bardhezinj, i ka hedhur sytë te tre lojtarë shumë të rinj, emra për të ardhmen e klubit, që janë: Xheims Rodrigez (18 vjeç), Roxhelio Mori (18 vjeç) dhe Nikolas Ortamendi (21 vjeç). Për të parin, sulmuesi i dytë i Banfieldit në Argjentinë, është për t’u thyer edhe konkurrenca e Udinezes, Xhenoas e Napolit. Për Morin (lojtar i River Plejtit) e Ortamendin (mbrojtës i Velezh Sarsfieldit), Juvja kërkon të luajë para të gjithë konkurrentëve të tjerë.