23 prill 2010

Benitez te Juve, çështje ditësh?

Presidenti i Juventusit Jean-Claude Blanc do të udhëtoi drejt Liverpoolit javën e ardhshme që të përfundoi marrëveshjen me Rafa Benitezin, i cili i ka informuar Italianët se nuk ka probleme rreth ardhjes së tij në Juventus gjatë verës, duke u bazuar në Sky Sport 24.

Ata raportojë se strategjia e Juventusit është e bindshme dhe e mirë. Së pari, Blanc do të përfundoi marrëveshjen me Benitezin dhe më pas do të shkojë në Genoa që të nëshkruaj kontratë me Giuseppe Marottën. Presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone i ka dhënë lirinë Italianit që të shkojë në Juventus.

Marotta më pas do të aprovojë buxhetin dhe strategjitë që Benitezi t’i shfrytëzoi në verë.

Strategu Spanjoll do të përfitoi 4 million për 1 vit dhe + 1 milion që të pagojë stafin.

Juventusi tani është duke u munduar që t’i ndihmojë Benitezin që të shkëpusë kontratën me Liverpoolin, kontratën që vlen deri më 2014.

Raportet sugjerojnë se do të kushtojë 16 milion që të prishet kontrata e Benitezit me Liverpoolin, mirëpo Juventusi mendon që këtë shifër të zbusin deri në 8 milion.

Blanc tani do të udhëtoi drejt Anfieldit dhe do të bisedoi me kryesin e Liverpoolit që të arrijnë një marrëveshje sa më të mirë.