22 prill 2010

Melo për Van Persien?

Sipas raporteve nga Italia, Juventusi është duke përgatitur një ofertë për Arsenalin, në të cilën përfshihet Felipe Melo si shkëmbim me sulmuesin e Arsenalit, Robin Van Persie.

Juventusi ka paralajmëruar revolucion gjatë verës pas sezonit katastrofal, ndërsa Van Persie gjendet në krye të listës së gjatë të dëshirave.

Për të arritur deri te holandezi, Zonja e Vjetër do ta shfrytëzojë Felipe Melon, për ta bindur Arsene Wengerin, pasi që siç dihet, Juve ia mori nga dora brazilianin verën e kaluar.

Sipas disa spekulimeve tjera, Gianluigi Buffon pritet të jetë gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshje kur dihen kërkimet e gjata të Wengerit për një portier kualitativ