22 maj 2010

Del Piero: Sezonin tjetër, më të fuqishëm

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka premtuar se klubi për të cilin luan ai, do t’u kthehet sukseseve sezonin e ardhshëm, dhe thotë se mezi pret të fillojë sesoni i ri.

“Një sezon vërtetë i vështirë ka përfunduar për ne, ishte një rrugë e gjatë dhe e lodhshme. Por, ne jemi këtu me qëllim që të luajmë mirë. Ne duam të luajmë mirë këto ditë të fundit dhe të shkojmë në pushime më pas të qetë”.

“Edhe pse sezoni ka përfunduar, ne duam të fillojmë aventurën tonë të re. Sezoni i ri do të fillojë së shpejti, ndërsa ne duam ta fillojmë me përkushtim maksimal me urinë për të fituar”, deklaroi Del Piero, për mediat në New York, para turneut të Juventusit në ShBA.