18 maj 2010

Iaqunita: Mirësevjen Del Neri!

Luigi Del Neri edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Sampdorias, ndërsa pritet që ai t’u bashkohet radhëve të Juventusit ditëve në vazhdim, një lëvizje që përkrahet nga Vincenzo Iaquinta.

“Unë do ta mirëprisja krahëhapur, ai është një strateg shumë i përgatitur. Vitin e ardhshëm na duhet ndryshim në qëndrimin tonë, sepse këtë vit shumë gjëra shkuan gabimisht”.

“Nuk më pritet të luaj në Botëror, shpresoj se do të shijoj dhe shumë Botërorë të tjerë. Nuk ishte e lehtë të rikthehesha nga një lëndim afatgjatë që më preku këtë vit, por tani ndjehem më mirë”, tha Iaquinta për Tuttosport.