09 maj 2010

Pësojnë Milan dhe Juventus

Milani dhe Juventusi kanë pësuar disfata në xhiron e 37-të të Serie A, disfata të cilat mund të ndikojnë shumë në renditjen përfundimtare të këtyre dy skuadrave.

Një top të mirë të Fatic e pranoi Giuseppe Sculli që konvertoi pasimin në gol (57’), për fitoren minimale të gjenovasve.

Sezoni katastrofal i Juventusit është duke u plotësuar edhe me humbjen e 14-të, kësaj radhe ndaj Parmës në Olimpico të Torinos.

Del Piero fillimisht kaloi në epërsi Juventusin pas 16 minutash lojë. Vetëm pas katër minutash lojë David Lanzafame barazoi rezultatin. Hernan Crespo asistoi Lanzafame që shënoi golin e dytë të Parmës në këtë sfidë (40’).

Fitoren e madhe të parmanëve e vulosi Biabiany në minutën e 84. Ndërkohë që Vicenzo Iaquanta vetëm sa e ngushtoi epërsinë në 2-3 në minutat shtesë.

Me këto disfata, Milani rrezikon pozitën e tretë në tabelë që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa Juventusi mund të luajë në Europa League.