17 maj 2010

Sampdoria në Champions, largohet Del Neri

Sampdoria rikthehet në grupin e skuadrave më të mira në Europë pas pothuajse dy dekadash dhe një meritë të madhe për këtë sukses kanë trajneri Del Neri e drejtori sportiv, Marotta.

Arkitektët e Samdorias në Champions do udhëtojnë drejt Torinos për të ringritur një tjetër skuadër edhe më legjendare, Juventusin. Del Neri i ka telefonuar presidentit Riccardo Garrone, të cilit i ka bërë me dije se dëshiron të drejtojë stolin bardhezi.

Me dyshen Cassano-Pazzini dhe me një skuadër të kompletuar, Sampdoria rikthehet në elitën e futbollit italian pasi ka arritur të kualifikohet në Champions League, duke lënë pas me dy pikë më pak Palermon.