30 qershor 2010

Lendimet e Stinorit 2009/2010

Stinori 2009/2010 ishte shume i veshtir per skuadren ton, ku Juventus nuk arriti te pozicionohet ne nje vend qe dergon ne Champions League..

Arsyja ishte lendimet e futbollisteve dhe menagjimi i dopt..

Ne vazhdim mund ta shikoni Listen e plot e te Lenduarve gjat Stinorit 2009-2010


SERIE A:

1) Juventus-Chievo (23/08/09)
Giovinco, Sissoko, Zebina, Del Piero + Melo (suspended)

2) Roma-Juventus (30/08/09)
Salihamidzic, Sissoko i Zebina

3) Lazio-Juventus (12/09/09)
Salihamidzic, Sissoko, Zebina, Del Piero, Grygera

4) Juventus-Livorno (19/09/09)
Del Piero, Diego, Melo, Cannavaro, Tiago, Salihamidzic, Sissoko

5) Genoa-Juventus (24/09/09)
Del Piero, Diego, Cannavaro, Tiago , Sissoko

6) Juventus-Bologna (27/09/09)
Cannavaro, Tiago, Salihamidzic, Sissoko

7) Palermo-Juventus (04/10/09)
Del Piero, Tiago, Salihamidzic , Sissoko

8)Juventus-Fiorentina (17/10/09)
Del Piero, Tiago, Salihamidzic, Marchisio

9) Siena-Juventus (25/10/09)
Del Piero, Tiago, Zebina, Salihamidzic, Marchisio

10) Juventus-Sampdoria (28/10/09)
Del Piero, Tiago, Salihamidzic, Marchisio, Zebina, Iaquinta, Caceres

11) Juventus-Napoli (31/10/09)
Del Piero, Salihamidzic, Marchisio, Iaquinta, Zebina, Caceres, Sissoko

12) Atalanta-Juventus (7/11/09)
Del Piero, Salihamidzic, Marchisio, Iaquinta, Sissoko, Zebina + Amauri (suspended)

13) Juventus-Udinese (22/11/09)
Salihamidzic, Marchisio, Iaquinta, Tiago, Trezeguet, Zebina

14) Cagliari-Juventus (29/11/09)
Grosso, Salihamidzic, Iaquinta, Trezeguet

15) Juventus-Inter (05/12/09)
Iaquinta, Salihamidzic

16) Bari-Juventus (12/12/09)
Iaquinta, Chiellini, Sissoko + Melo (suspended)

17) Juventus-Catania (20/12/09)
Iaquinta, Chiellini, Sissoko, Camoranesi, Buffon + Poulsen (suspended)

18) Parma-Juventus (06/01/10)
Buffon, Iaquinta, Sissoko, Camoranesi + Cannavaro (suspended)

19) Juventus-Milan (10/01/10)
Iaquinta, Sissoko, Camoranesi, Buffon, Trezeguet, Giovinco + Caceres (suspended)

20) Chievo-Juventus (17/01/10)
Iaquinta, Sissoko, Camoranesi, Trezeguet, Giovinco, Poulsen, Caceres + Amauri (suspended)

21) Juventus-Roma (21/01/10)
Iaquinta, Camoranesi, Trezeguet, Poulsen, Giovinco, Caceres + Melo (suspended)

22) Juventus-Lazio (31/01/10)
Iaquinta, Camoranesi, Trezeguet, Salihamidzic, Marchisio, Poulsen + Buffon , Grosso (suspended)

23) Livorno-Juventus (06/02/10)
Iaquinta, Camoranesi, Trezeguet, Salihamidzic, Marchisio, Poulsen + Grygera , Sissoko (suspended)

24) Juventus-Genoa (14/02/10)
Iaquinta, Trezeguet, Poulsen, Chimenti e Cannavaro + Melo (suspended)

25) Bologna-Juventus (21/02/10)
Iaquinta, Poulsen, Chimenti, Caceres , Giovinco (officially as a precaution)

26) Juventus-Palermo (28/02/10)
Iaquinta, Poulsen, Chimenti, Caceres, Giovinco, Amauri, Camoranesi, Buffon , Salihamidzic (although called up) + Marchisio (suspended)

27) Fiorentina-Juventus (06/03/10)
Chimenti, Caceres, Giovinco, Amauri, Camoranesi , Buffon

28) Juventus-Siena (14/03/10)
Buffon, Caceres, Giovinco, Amauri, Chiellini, Paolucci, Manninger (initially called up) + Zebina (suspended)

29) Sampdoria-Juventus (21/03/10)
Buffon, Caceres i Paolucci

30) Napoli-Juventus (25/03/10)
Buffon, Caceres, Chimenti, Iaquinta e Salihamidzic + Sissoko (for mourning) , Legrottaglie (suspended)

31) Juventus-Atalanta (28/03/10)
Buffon, Chimenti, Caceres, Chiellini, Iaquinta, Salihamidzic, Poulsen , De Ceglie + Camoranesi (suspended)

32) Udinese-Juventus (03/04/10)
Buffon, Chimenti, Caceres, Chiellini, Poulsen , Diego.

33) Juventus-Cagliari (11/04/10)
Chimenti, Caceres e Diego + Sissoko (suspended)

34) Inter-Juventus (16/04/10)
Trezeguet, Grygera, Caceres, Chimenti , Giovinco

35) Juventus-Bari (25/04/10)
Chimenti, Giovinco, Grygera, Caceres e Trezeguet + Sissoko , Melo (suspended)

36) Catania-Juventus (02/05/10)
Chimenti, Giovinco, Grygera, Trezeguet, Sissoko , Caceres

37) Juventus-Parma (09/05/10)
Chimenti, Giovinco, Grygera, Sissoko, Paolucci e Zebina + Salihamidzic (suspended)

38) Milan-Juventus (15/05/10)
Chimenti, Giovinco, Grygera , Sissoko

CHAMPIONS LEAGUE

1) Juventus-Bordeaux (15/09/09)
Del Piero,Grygera,Sissoko,Salihamidzic , Diego

2) Bayern Munich-Juventus (30/09/09)
Cannavaro , Sissoko

3) Juventus-Maccabi Haifa (21/10/09)
Del Piero,Tiago,Salihamidzic , Marchisio

4) Maccabi Haifa-Juventus (03/11/09)
Del Piero,Salihamidzic,Marchisio,Iaquinta,Zebina , Sissoko

5) Bordeaux-Juventus (25/11/09)
Iaquinta , Trezeguet

6) Juventus-Bayern Munich (08/12/09)
Sissoko,Chiellini, Iaquinta

COPPA ITALIA

1/8 finala: Juventus-Napoli (13/01/10)
Buffon,Sissoko,Iaquinta,Camoranesi,Trezeguet,Giovinco,Poulsen + Marchisio (suspended)

1/4 finala: Inter-Juventus (28/01/10)
Iaquinta,Camoranesi,Trezeguet,Giovinco,Poulsen,Marchisio,Caceres,Salihamidzic , Del Piero

EUROPA LEAGUE

1/8 finala (1st Leg): Ajax-Juventus (18/02/10)
Iaquinta, Poulsen, Chimenti,Cannavaro , Caceres

1/8 finala (2nd Leg): Juventus-Ajax (25/02/10)
Iaquinta, Poulsen, Chimenti, Caceres, Giovinco, Buffon, Grosso + Salihamidzic (suspended)

1/4 finala (1st Leg): Juventus-Fulham (11/03/10)
Buffon, Chimenti, Caceres, Giovinco, Amauri, Chiellini i Paolucci + Melo (suspended)

1/4 finala (2nd Leg): Fulham-Juventus (18/03/10)
Buffon, Manninger, Caceres, Giovinco, Amauri, Chiellini, Paolucci,Marchisio + Legrottaglie (suspended)

Juventusi dënohet për transferimin e Amaurit

Federata Italiane e Futbollit (FIGC), ka konfirmuar se komisioni disiplinor ka ndërmarrë masa ndaj klubeve si Juventusi, Chievo dhe Palermo, ashtu si ndaj shumë individëve të tjerë, të përfshirë në transferimin e Amaurit në vitin 2008.

FIGC i hetoi parregullsitë në transferin e Amaurit, që iu bashkua Juventusit dy vite më parë nga Palermo për 22.8 milionë euro.

“Katër muaj përjashtim nga aktivitetet e futbollit për drejtorin teknik të Chievos, Giovanni Sartori, dy muaj për drejtorin ekzekutiv të Juventusit, Jean Claude Blanc dhe dy muaj të tjerë për ish-drejtorin sportiv Alessio Secco. 18 muaj dënim me mos aktivitet në futboll për agjentët Stanislao dhe Mariano Grimaldi, ashtu si dënime tjera për Juventusin, Chievon, Amaurin dhe presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini. Këto janë masat e mara nga komisioni kombëtar disiplinor pas parregullsive në transferimin e Amaurit te Juventusi”, shkruan në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të FIGC.

Lajme Shkurt


  • CSCA - Klubi eshte me i vlefshem se deshirat e Krasic-it..
  • Blanc - Suspendohet per dy muaj - Arsyja ishte shkelja e procedurave ne transferimin e Amaurit nga Palermo.. 
  • Manuel Vargasa - Nese Juventus me kerkon nuk mundem ti them JOO..

Felipe Melo si Chuck Norris

Deri para pak ditësh, ‘Seleçao’ ishte ishulli i tij i lumturisë, vendi ideal për t’i lënë prapa shpinës zhgënjimet në kampionatin italian me Juventusin.

Mirëpo, pas ndeshjes Brazili-Portugalia, kritikave që mori në Itali pas sezonit dizastër me Juventus, duket se u janë shtuar edhe ato në atdhe, ku ish futbollisti i Fiorentinës kishte simpati të madhe pas paraqitjeve të mira me ekipin verdh e kaltër.

Stili i tij “agresiv” i lojës dhe “faullet e tepërta” – shkruajnë mediat braziliane – nuk i ka preokupuar vetëm kritikët, ngase “Felipe Melo i parë deri sot në Botëror është një futbollist që rrezikon të ndëshkohet me karton të kuq”.

Po ashtu, atë kanë filluar ta kontestojnë edhe tifozët, të cilët kanë eksploduar në internet përmes një ‘blogu’, të cilin ia kanë dedikuar atij, duke u inspiruar nga faktet e të njohurit Chuck Norris, një fenomen i vërtetë i filmave të zhanrit aksion, protagonist në botën e filmit në vitet ’90.

Kritikat e para në drejtim të Melos kanë arritur pas ndeshjes miqësore kundër Tanzanisë, ndërsa ai ka vazhduar me lojë të rrezikshme edhe në ndeshjet me Korenë e Veriut e Bregun e Fildishtë.

Në ndeshjen e fundit me Portugalinë, përpos ndërhyrjeve të shpeshta, 27 vjeçarin e përcolli edhe një nervozizëm i tepruar, duke rrezikuar të ndëshkohej me karton të kuq pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të pakontrolluara ndaj mbrojtësit portugez Pepe.

“Felipe Melo duket se është angazhuar t’i imitojë lëvizjet e “Mortal Kombat”, përpara se të luajë futboll”, ishte komenti i editorialistit të Globoesporte, Mauro Beting.

“Duhet të jemi të preokupuar sepse ai është mjaft nervoz. Brazilit i nevojitet një futbollist që mundëson një ekuilibër në fushë e jo një lojtar konfliktuoz, që po ashtu dhuron goditje ndaj kundërshtarëve”, thotë editorialisti i njohur brazilian, Paulo Cesar Vasconcellos.

Milan-Juve, duel për Xho Kolin

Klubi nga Milano duket më pranë mbrojtësit anglez që vetëm disa ditë më parë u la i lirë nga Çelsi. Por në lojë është edhe Juventusi.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se kuqezinjtë i kanë bërë 29-vjeçarit një ofertë konkrete: kontratë tre vjeçare me 3.2 milion euro në sezon. Por fantazisti-sulmues pëlqehet edhe nga Juventusi, i cili është gati të ndërhyjë për t’ia prishur planet klubit nga Milano.

Bardhezinjtë do të synojnë ta mbajnë Kolin sa më larg Milanit, derisa të marrin një vendim përfundimtar për serbin e CSKA Moskës, Millosh Krasiç. Nëse operacioni për këtë të fundit nuk përfundon me sukses, 29-vjeçari anglez mund të jetë alternativa ideale në repartin e avancuar.

Prezantohet topi i ri i Serie A

Serie A dhe Nike kanë prezantuar topin e ri “Total 90 Tracer LC” në stadiumin Nike të Milanos, dhe njëherit ky është topi zyrtar që do të përdoret në ndeshjet e sezonit 2010/2011.

Topi “Total 90 Tracer LC” do të përdoret në Serie A, Kupën e Italisë dhe në ndeshjet e kategorive të juniorëve, kurse një version tjetër i këtij topi pritet të përdoret në ndeshjet e Serie B.

“Ne jemi shumë krenarë që do t’i sponzorojmë topat e Serie A, me një top që garanton nivel të precizitetit të paarritur më parë. Ky produkt përmban stabilitet dhe vizibilitet”.

“Topi ‘Total 90 Tracer LC’ është rezultat i studimeve dhe zhvillimit të proceseve ku janë përfshirë ekipet më të mira dhe lojtarët më të mirë në botë”, theksoi Andrea Rossi, menaxheri i përgjithshëm i Nike Italy.

Juventusi kërkon Maxi Lopez

Sipas Il Corriere dello Sport, Juventusi është duke e menduar transferimin e sulmuesit të Catanias, Maxi Lopez.

Bianconerët janë në kërkim të sulmuesve, ndërsa pas deklaratës së presidentit të Sampdorias se Pazzini nuk është në shitje, Juve është kthyer kah Maxi Lopez i Catanias.

Maxi ka qenë në formë të jashtëzakonshme për Catanian sezonin e kaluar, duke e shpëtuar këtë të fundit prej rënies nga elita. Ai ka kontratë me klubin sicilian deri në vitin 2014, që do të thotë se Juventusi nuk do ta transferojë atë për çmim të lirë. 

Juve kthehet kah Motta

Juventus raportohet se është duke menduar të transferojë mbrojtësin e Udineses, Marco Motta.

Motta është rikthyer te Udinese nga Roma dhe Gazzetta dello Sport shkruan se Juve do të kërkojë të huazojë Mottan deri në fund të sezonit.

Në varësi të paraqitjeve të lojtarit, Juventusi do të kërkojë opsionin për ta blerë atë në fund të sezonit të ardhshëm. 

29 qershor 2010

Milani shënjestron Caceres

Milani e ka identifikuar mbrojtësin e Barcelonës, Martin Caceres, si opsion për përforcimin e mbrojtjes gjatë këtij afati kalimtar.

Eurosport pohon se Masimiliano Allgeri beson se uruguaiani do të ishte një opsion i mirë për të përforcuar mbrojtjen, por Rossonerët do të dëshironin ta merrnin atë si huazim, përderisa Barcelona dëshiron ta shesë në mënyrë permanente.

Milani ka pasur telashe në krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë sezonit të kaluar pasi që Gianlucia Zambrotta, Massimo Oddo dhe Ignazio Abate kanë dështuar të lënë përshtypje.

Dzeko drejt Cityt?

Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, është fare pranë transferimit te Manchester City. Agjenti i boshnjakut, Marko Naletilic, ka thënë se City është si kurrë më pranë transferimit të klientit të tij.

“Dzeko është shumë pranë transferimit te Manchester City edhe pse ai do të preferonte të kalonte te Juventusi, por Bianconerët nuk kanë 25 milionë funte për të, të kërkuara nga klubi gjerman, për shkak se është dashur ta blejnë Storarin. Negociatat do të jenë të mundshme vetëm nëse përfshihet edhe Diego”, theksoi Naletilic.

Përpos dy skuadrave të përmendura nga agjenti i Dzekos, në garë kanë qenë dhe Tottenhami e Milani, të cilët siç duket kanë hequr dorë nga sulmuesi boshnjak.

Lajme Shkurt


  • Moggi e akuzon interin.. 
  • Juventus eshte i interesuar per Van Der Vart.. 
  • Candreva - Definitivisht largohet nga Juventusi.. 
  • Brescia kerkon te transferoj Giovinkon..
  • Juve - Krasic PO, Dzeko JO ...
  • Bordo e deshiron Trezeguen.. 
  • Krasic deshiron vetem Juven.. 

Juventus shum afer marveshjes me Udinesen

Drejtori gjeneral i Juventusit Beppe Marotta ka deklaruar se Juve eshte shume afer marveshjes me Udinesen per Marco Motte-n.

Juventus Motte-n ka dashur ta sjelle edhe ne janar, mirpo trejneri i atehershem Claudio Ranieri ka qene kunder keti transferimi. 

24-vjeqari Motta ka qene bashpronsi mes dy klubeve ndermjet Romes dhe Udineses mirpo vitin e kaluar Udinese bleu edhe gjysmen e kartonit tjeter.. 

Juventus planifikon qe te arrit te njejten marveshje si me Simone Pepe-n.

Marotta deshiron qe Motte-n ta huazoj per nje vite qe ne fund te sezonit te shikoj mundesin e blerjes.. 

Kush e vodhi kupën?

Ndodhë edhe kjo. Vidhet kupa nga hajnat. Po kush e vodhi kupën? Policia në Johanesburg ka konfirmuar se hajnat kanë plaçkitur zyrat e FIFA-s, me ç’rast kanë vjedhur disa kopje të Kupës së Botës. Komisioneri kombëtar policor i Afrikës së Jugut, Bheki Cele, tha se është duke e hetuar rastin. Sipas gazetës “La Repubblica” shkruan se kopjet e Kupës së Botës është dashur të përdoreshin në skenën qendrore në “Soccer City” të Johanesburgut, në finalen që zhvillohet më 11 korrik.

28 qershor 2010

Bonucci: Nuk më pritet të luaj për Juventusin

Mbrojtësi i ri i Juventusit, Leonardo Bonucci, nuk mund të presë për të filluar karrierën si bianconer, pasi ka kaluar të hënën testin mjekësor në Olimpico të Torinos.

“Ishte një emocion i veçantë që t’i bashkohesha Juventusit, por jam i kënaqur që jam këtu për të filluar aventurën e re me shpirtin e duhur, që gjithashtu është ngjallur në mua nga presidenti”.

“Ne duhet ta përmirësojmë Juventusin, në mënyrë që të kthehet në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe botëror. Ne do të punojmë shumë për t’u përmirësuar nga viti i kaluar. Nëse fitojmë diçka atëherë do të jetë mirë, nëse jo, ne do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen”.

“Juventusi më kërkoi mua, unë e kërkova Juventusin. Klubet tjera nuk i mora parasysh. Nuk jam i zhgënjyer që nuk luajta në Botëror edhe pse jam i zhgënjyer për eliminimin e hershëm të kombëtares”, ka thënë Bonucci, transferimi i të cilit pritet të zyrtarizohet të martën

Marotta: Po krijojmë ekip konkurrues

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka publikuar planet që ka për këtë afat kalimtar veror, përderisa është duke punuar në një ekip sa më efektiv të Juventusit.

“Ne po punojmë drejt të pasurit një ekip më konkurrues. Por, nuk duhet të harrojmë edhe parametrat financiar. Ndoshta na munguan rezultatet vitin e kaluar, por puna e madhe vazhdon. Juventusi mund të luajë mirë dhe t’u kthehet fitoreve”.

“Bonucci? Nuk ishte e lehtë ta bindim Barin dhe Genoan që të lirojnë Bonuccin. Ne jemi të kënaqur sepse mbrojtësi vlen aq sa kushton. Krasic? Ne i kemi bërë ofertë CSKA Moskës, por ata nuk e pranuan. Tani ne shohim vetëm punët tona”, deklaroi Marotta për La Gazzeta dello Sport.

Juventus në kërkim të Taiwo

Gjiganti italian, Juventus, raportohet se është i interesuar të transferojë mbrojtësin e Olympique Marseille, Taye Taiwo.

Me Nigerinë që tashmë është jashtë Kupës së Botës, Taiwo është i lirë për të menduar opsionet e tij për largim nga Marseille.

Taiwo së fundi është lidhur me ribashkim me ish-bashkëlojtarët Lorik Cana dhe Boudewijn Zenden te Sunderlandi, por ai është edhe dëshirë e trajnerit të Juventusit, Gigi del Neri.

Suarez në radarin e Juventusit

Pasi e ka dërguar Uruguain në çerekfinale, sulmuesi Luis Suarez, pritet të marrë shumë oferta nga gjigantët evropianë, me Juventusin që bën hapin e parë në këtë drejtim.

Sipas një raporti nga Itasportpress, sulmuesi vlerësohet rreth 24 milionë euro dhe nëse merret parasysh interesimi i Juves për Dzekon, atëherë Suarez duket të jetë favorit për shkak të çmimit relativisht të lirë.

Megjithatë, përkundër faktit se Juventusi pritet të shesë disa prej lojtarëve kryesorë, për të ndërruar gjithë yjet e ekipit, hierarkia Bianconere mund të përballet me një luftë ofertash për Suarezin kur të ngjallet afati kalimtar, duke filluar nga Barcelona dhe Manchester United, që tashmë kanë shprehur interesimin. /

27 qershor 2010

Lajme Shkurt


  • Bonucci dhe Martinez neser ne Torino
  • Andrea Agnelli ka vendosur e dua Dzekon
  • Marquez ne listen e te deshiruarve
  • Juve shikon mundesin e transferimit te Suarez nga Ajax
  • Buffon rikthehet ne vitin 2011
  • Marotta po bisedon me  Romen per Mexses

Kontratat e Futbollisteve Juventin

Storari 2013
Buffon 2013
Manninger 2012

Bonucci 2015
Chiellini 2013
De Ceglie 2013
Grosso 2012
Grygera 2012
Legrottaglie 2011
Zebina 2011

Martinez 2014
Lanzafame 2011

Pepe 2011

Ekdal 2012
Tiago 2012
Camoranesi 2011
Diego 2014
Felipe Melo 2014
Giovinco 2013
Marchisio 2014  
Poulsen 2012
Salihamidzic 2011
Sissoko 2013
Yago 2012

Amauri 2012
Del Piero 2011
Iaquinta 2013  
Trezeguet 2011

Juventusi pranë zyrtarizimit të Bonuccit dhe Martinezit

Në kohën kur epoka e Luigi Del Nerit po merr formë në Olimpico të Torinos, Juventusi është duke shikuar se si t’i shtojë radhët e veta me dy përforcime të reja, me Leonardo Bonuccin e Barit dhe Jorge Martinezin e Catanias.

Sipas faqes zyrtare të klubit, dyshja do të jetë të hënën në Torino për t’iu nënshtruar testit mjekësor me Bianconerët. Nëse testet kryhen me sukses, atëherë që të dy pritet që edhe zyrtarisht të nënshkruajnë për Juventusin.

Bonucci ka kaluar një sezon fantastik me Barin, ndërsa u kthye i zhgënjyer me kombëtaren italiane nga Afrika e Jugut. Mesfushori i Catanaias, Martinez, ka qenë i lënduar dhe nuk arriti të paraqitej në Botëror, që ka qenë një arsye më shumë për klubet e interesuara për të..

Italisë i munguan Totti e Del Piero

Selektori i Argjentinës, Diego Armando Maradona, e ka komentuar eliminimin e hershëm dhe të papritur të kampionit të botës, Italisë, e cila u kthye në shtëpi qysh në fazën e grupeve të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010.

“Italia jashtë Botërorit? Nuk e prisja, por i mungonte diçka”, është shprehur legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, ekipi i të cilit do ta zhvillojë ndeshjen e së tetës së finales të dielën kundër Meksikës.

“Sipas meje, italianëve u kanë munguar lojtarët kryesorë si Totti e Del Piero. Me ta, mendoj se gjërat do të shkonin më ndryshe. Cassano? Mungonte edhe ai, por nuk dëshiroj ta kritikoj Lippin”, vazhdoi Maradona.

Ditë më parë, trajneri karizmatik thoshte se eliminimi eventual i Italisë do të ishte skandal. Azzurri e mbyllën fushatën e Afrikës së Jugut në pozitën e katërt, të fundit, në Grupin F - pas Paraguait, Sllovakisë dhe Zelandës së Re - me vetëm dy pikë të tubuara, prej tyre dy barazime dhe një humbje.

Pa dyshim, ky ishte njëri prej botërorëve më të dobët të italianëve në histori. Selektori Marcello Lippi është akuzuar në atdhe për faktin se ka lënë në shtëpi disa yje, përfshirë këtu edhe sulmuesit Antonio Cassano e Mario Balotelli.

Bufon do të operohet, rikthimi në 2011-ën

Portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane do t’i nënshtrohet operacionit për të shëruar hernien diskale (që e bëri të lërë përgjysmë botërorin) dhe pritet të rikthehet vitin tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar vetë 32-vjeçari. “Nuk dua të jetoj më me pasiguri. Nuk do të operohem menjëherë, por kur të jetë momenti i duhur. E në 2011-ën do të rikthehem si më parë”, pohoi “gardiani” italian. Më tej ai shtoi se ndërhyrja duhej bërë më parë, por “të gjithë më thanë që kishin nevojë për mua”.

Më 5 korrik numri një i Juventusit do të ketë një këshillë me stafin mjekësor të “Zonjës”, për të përcaktuar ditën e operacionit. “Fola edhe me Nestën, që ka të njëjtin problem”, shtoi Bufon, duke lënë për në fund edhe një batutë: “Nëse kualifikohemi për në kampionatin europian dhe më pas në botërorin tjetër, duhet të bëjmë festë. Seriozisht”.

26 qershor 2010

Krasic vet financion kalimin ne Juventus

Krasiq e deshiron vetem Juventusin, siq ekishte cekur edhe Milan Jovanovic nje mik i Krasiqit kishte deklaruar se futbollisti e deshiron vetem Juventusin dhe ashtu do te behet..

Ai ka dhen fjalen Juventusit, dhe nuk deshiron te ndegjoj per Manchester Citin. Juventus din te vlersoj dhe do te bejne te pamunderen perta sjellur ato. Sic jane punet Juve ka pergaditur oferten prej 15 milioneve dhe presin qe CSKA ta pranoj ato, miro CSKA kerkon me shume qe nuk eshte reale..

Krasiq nuk do te shkoj as ne pushime, por drejt Moskves perte biseduar me kryetarin Ginerom perta informuar per deshiren e tije. Nuk deshiroj Menchester Citin e dua vetem Juventusin, mendoj qe pas 5 viteve pune klubi Russe te del dhe ta pranoj deshiren time ka then Krasic..

Spekulohet se Krasiq deshiron qe edhe pagen e vete prej 1.5 milioneve ta drejtoj ne drejtim te skuadres se CSKA pera lejuar ate te kaloj ne Itali, ku dihet se negociatat jan ndalur vetem per 1.5 milion euro.

Kjo vlen te thuhet se disa e shofit futbollin si perfitime te tehollave, mirpo Krasiq e shef Juventusin si nje skuader ku duhet te jap meshume perte luajtur aty..

Dzeko te henen do te filloj bisedimet

Futbollisti i kombetares se Bosnjes, Edi Dzeko te henen do ti filloj bisedimet me kryesin e klubit Gjerman Wollsburg, sa i perket Transferimit..

Sipas web faqes "SPORTSPORT" menagjeri i Futbollistit Irfan Rexhepagiq, te henen ne Wolsburg do te dakohet me drejtorin sportiv Dietmaro Hoeness, perta informuar ate se klienti i ti nga sezoni i ardhshem deshiron ta nderroj skuadren.

Wolfsburg me te gjitha forcat deshiron qe Edi Dzekon ta mbane ne skuadren e tyre, mirpo siq qendrojn punet eshte shume e veshtire qe Dzeko te qendroj ne Gjermani. Edi Dzeko edhe vitin e kaluar ekishte deshiren pertu larguar nga Wolsburgu, dhe nga stinori i ri ai deshiron te luaj ne nje klum me te madhe te Europes ku kishte mundur te luante ne kupat e europes..

Situaten e Dzekos po e percjellin JUVENTUS, Manchester Citi dhe Chellsea, nga kjo vjen ne konsiderat qe Wolsburgu do ta kete shume te veshtire per ta mbajtur Dzekon pasi qe ka oferta te mira nga keto tri skuadra..

Ne Torino po priten te perfundojn bisedimet e te henes, dhe Juve eshte i gatshem te beje oferten e par drejt Wolsburgut.. Si te behet e ditur se Wolsburg deshiron ta shes futbollistin e perfaqsueses se Bonjes, Juve do te kerkoj dhe dote beje ofert ne drejtim te klubit gjerman perti bindur ata qe Dzeko sezonin e ardhshem te luaj ne Torino..

Kanavaro: Sistemi në futbollin italian duhet ndryshuar

Një zë i lehtë dhe i lodhur. Dhe shumë mërzi, që është shfaqur në fytyrë. Fabio Kanavaro është paraqitur kështu përpara mikrofonave të mediave, në një konferencë për shtyp, ku është për herë të fundit si kapiten i kombëtares italiane, pas 136 ndeshjeve me Italinë. Ka vendosur fytyrën e tij, pasi të enjten në fushën e lojës nuk ka arritur të japë nivelin e tij të zakonshëm. Dhe me eksperiencën e madhe që ka në shpatulla i ka dërguar disa mesazhe të qarta futbollit italian: kriza e rinovimit është, dhe duket qartë, dhe për Italinë e re të Cesare Prandelit, detyra nuk do të jetë e lehtë.

Prandeli

“Është një trajner shumë i zoti, por do të ketë shumë për të punuar. Fenomenë nuk ka në qarkullim në këtë moment në futbollin italian, nëse i shikoni, m’i sillni këtu tani. Faza e ndeshjeve kualifikuese për Europianin e ardhshëm është e vështirë, dhe duhet të bëhen ndryshime të mëdha për një të ardhme më të mirë. Futbolli është i ndërtuar nga cikle, nga gjenerata. Ajo aktuale ka elementë të mirë, por jo të një niveli të lartë siç prentendohet, mungojnë yjet aktualisht në futbollin italian dhe ka mungesë të rinjsh që të luajnë në nivele të larta.

Një mbrëmje e frikshme

“Mbrëmja e djeshme ka qenë një ndër mbrëmjet më të këqija, më absolute. Asnjë nuk do të kishte pritur një Botëror të tillë, që do të mbyllej me vendin e fundit në grupin tonë. Si për rezultatet e arritura ashtu edhe për mungesën e lojës që kemi treguar. Pas ndeshjes së parë që kemi zhvilluar në grup, kam pasur shumë besim. Mbase fakti që nuk kemi arritur të fitojmë ndeshjen e dytë na ka kondicionuar shumë, do të na kishte shërbyer një fitore për të ndryshuar ecurinë e turneut tonë. Dje, në pjesën e parë kishte mungesë sigurie, frikë. Sllovakia luante e qetë, ne jo. Me fanellën e kaltër të veshur je i detyruar gjithmonë të fitosh. Në fytyrat e shokëve të mi kishte shumë tension në këtë ndeshje. Në një situatë dhe kontekst tjetër këtë ndeshje do ta kishim fituar patjetër. Në pjesën e dytë kemi bërë diçka më shumë, por ka qenë e pakët gjithsesi. Ndeshja e të enjtes ka qenë dhe ndeshja jonë më e keqe”.

Më keq se në Kore

“Mendoj se, paraqitja e bërë kundër Sllovakisë ka qenë edhe figura më e keqe që ne kemi zhvilluar në absolute këto vite. Kemi fituar Botërorin me një grup që kishte një moshë relativisht të madhe, për këtë arsye mbase nuk kemi arritur të riprodhojmë të njëjtën skuadër. Trajneri ka kërkuar të kryejë disa ndryshime, por nuk ka funksionuar ashtu siç duhej. Lipi dje kundër Sllovakisë ka treguar të gjithë madhështinë e tij, duke mbrojtur skuadrën. Por, faji i rezultateve nuk është vetëm i trajnerit, duhet të ndahen edhe ndërmjet lojtarëve që kanë luajtur në këtë ndeshje. Ata që mungonin? Emrat që keni përmendur janë ato të Kasanos dhe Balotelit. Me Kasanonin, kemi zhvilluar bashkë dy Europianë, dhe nuk i kemi fituar asnjë prej tyre. Baloteli është interesant, por duhet të tregojë akoma edhe shumë gjëra, është i ri dhe nuk ka shumë eksperiencë. Nuk ka fenomenë në qarkullim, Lipi ka marrë këtu ato lojtarë që mund të jepnin më shumë, pastaj këtë herë nuk ka funksionuar. Me një fitore në fillim të Botërorit do të kishte qenë gjithçka më ndryshe tashmë”.

Kujtimet

“Nuk besoj se do të më kujtojnë si kapiteni i kësaj kombëtareje që ka dështuar, kjo nuk mund të fshijë nga kujtesa atë punë të jashtëzakoshme që kam bërë në Botërorin e 2006. Nuk më vjen aspak turp të them, që kam qarë pas kësaj ndeshjeje, pas 14 vitesh me fanellën e Italisë të veshur nuk prisja që ta përfundoja në këtë mënyrë karrierën time”.

Dështimi klubeve

“Dështimi i skuadrës kombëtare përfaqëson edhe dështimin e klubeve në këto vitet e fundit. Sapo kemi fituar Champions Ligën, por tek Interi nuk ka shumë lojtarë italianë dhe kjo do të thotë shumë qartë sesi është panorama sot në futbollin italian”.

Dubai

“Nëse kritikat që kam marrë në Itali më kanë shtyrë të ndryshojë ambjent? Bën pjesë në karrierën e një atleti. Unë kam dhënë dhe kam marrë shumë. Por ka pasur episode që më kanë prekur shumë, siç kanë fyerjet që kam marrë në Torino në ndeshjen Juventus-Parma dhe në Katania në fund të sezonit. Pasardhësi i tij? Si kapiten, por edhe si lider në kombëtaren italiane. “Bufon do të jetë sigurisht më eksperti nga të gjithë. Pastaj është Xhioxhio Kielini, më i vjetri ndër të rinjtë, që ka karakterin e duhur për atë rol të rëndësishëm. Kritikat? Duhet ti durojmë të gjithë dhe në njëfarë mënyre disa edhe t’i mirëkuptojmë. Ashtu siç kemi marrë elozhet pas triumfit në Kupën e Botës”.

Politika

“Çdo vend ka problemet e tija. Mekanizmi ynë duhet të ndryshojë. Mjafton të shikosh stadiumet tona në këtë moment ose kulturën që kemi kur shkojmë të shikojmë një ndeshje. Dhe pastaj të gjithë duhet të fillojnë të besojnë tek të rinjtë. Në të kundërt do ta kemi shumë të vështirë të arrijmë aty ku dëshirojmë, siç na ka ndodhur dhe neve. Në futbollin italian duhet të ndryshojnë shumë gjëra, në të kundërt Botërorin tjetër do të arrijmë ta fitojmë pas 25 vitesh”.

25 qershor 2010

FIFA i “heq” Kosovën Serbisë


Nje lajm qe na gezon shume..

Sikur të mos mjaftonte eliminimi i hidhur nga Kupa e Botës, serbët duhet të mësohen edhe me një fak tjetër tronditës.

Në buletinin zyrtar të ndeshjes me Australinë, FIFA ka publikuar hartën e Serbisë në të cilën nuk përfshihet Kosova. Serbët, të cilët e konsiderojnë Kosovën si “djepin e Serbisë”, kanë mbetur të befasuar nga ky informacion.

Në buletinin e FIFA-s thuhet gjithashtu se popullsia e Serbisë është shtatë milionë banorë, numër që nuk përfshin banorët e kosovës. Interesant ka qenë edhe konstatimi se qyteti i Novi Pazar-it përmendet si i treti më i rëndësishmi pas Beogradit dhe Novi Sadit.

Mediat serbe e quajtën skandaloz publikimin e këtj buletini, i cili përkon me qëndrimin zyrtar të institucionit drejtues të futbollit botëror. Megjithatë, kjo e fundit ende nuk e ka pranuar Federatën e Futbollit të Kosovës në familjen e saj.

Bufon “i hidhur”: E meritonim!

Sipas portierit të kombëtares italiane, eliminimi në kampionatin botëror ishte më se i merituar.

“Nëse pas tre ndeshjeve, dy prej të cilave me Zelandën e Re dhe Sllovakinë nuk arrin të fitosh, është e drejtë të kthehesh në shtëpi. Të gjithë e kemi fajin. Nuk kam parë mangësi të mëdha në aspektin fizik”, pohoi 32-vjeçari i Juventusit menjëherë pas përfundimit të sfidës me Sllovakinë, që rezultoi fatale për kampionët e botës në fuqi.

Për Bufonin, kombëtarja shfaqi gjendjen aktuale të futbollit italian. “Nuk është problemi i të grumbulluarve apo i të lënëve jashtë. Në krahasim me 2006-ën na munguan lojtarë si Del Piero e Toti dhe gjithashtu patëm vështirësi me dëmtimin e Pirlos. Por këto nuk janë justifikime”, shtoi Bufon.

Forlan: Juventusi? Vetëm spekulim!

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka pranuar se nuk e ka ndërmend t’i bashkohet Juventusit, përkundër spekulimeve që flisnin për një marrëveshje mes drejtuesve të Atleticos me ata të Juventusit, për një mega-marrëveshje që do përfshinte një numër shkëmbimesh dhe para shtesë.

“Juventusi është një klub i rëndësishëm, por është vetëm spekulim. Unë bisedova me presidentin e Atletico Madridit, por ne nuk kemi folur për këtë. Ishte një bisedë normale. Unë kam edhe tre vite në kontratën time dhe jam i kënaqur. Më pëlqen Atletico dhe jam shumë mirë. Kjo është e vërteta”, theksoi Forlan për AS.

Forlan ka qenë një nga figurat kryesore të Botërorit të sivjetmë, pas paraqitjeve fenomenale të tij në fanellën e Uruguait.

Zyrtare: Criscito lojtar i Genoas

Juventusi ia ka shitur Genoas gjysmën tjetër të kartonit të Domenico Criscitos, duke kompletuar kështu transferimin permanent të mbrojtësit italian te klubi gjenovian.

Klubet bënë të ditur shitjen permanente në faqet zyrtare të tyre, ndërsa Juventusi gjithashtu njoftoi se ka vazhduar marrëveshjen e bashkëpronësisë për Rafaele Palladinon.

Domencio Criscito ishte një nga futbollistët startues të kombëtares italiane në Botërorin Afrika e Jugut 2010.

Merkato kuqezi; Trezeguet dhe Camoranesi te Milani

Dyshja e Juventusit, David Trezeguet dhe Mauro Camoranesi, janë shumë pranë bashkimit me Milanin, pasi koha te Juve u ka kaluar, njofton “Tuttosport“.

Sportivja italiane spekulon se marrëdhëniet e mira në mes të Juventusit dhe Milanit, që u shfaqën edhe në këtë merkato, me transferimin e Storarit, mund të kenë si fryt edhe kalimin e Camoranesit dhe Trezeguet në “San Siro“. Milani është duke e kërkuar Trezeguet që prej disa vitesh dhe, sipas të gjitha gjasave, do të pajtohet që ta transferojë francezin, ashtu si Camoranesin, që e ka humbur vendin e tij te Juventusi, me ardhjen e Simone Pepes.

24 qershor 2010

Juventus e deshiron Montolivion

Xhuzepe Marota ka lajmruar perforcime.. Juventus tashtme shikon dhe e percjell Rikardo Montolivio.

Sipas "Tutosport", Juventus po planifikon te beje nje ofert Fiorentines per mesfushorin Axur Rikardo Montolivio.

Luidi Del Neri eshte sipatizus e keti lejtari, pasi qe Montolivio ka shkelqyer ne Kampionatin Botror, kan shfaqur shum interesim per kete futbollist siq eshte Arsenali..

Drejtori Sportiv i Juventusit ka deklaruar se do te kete perforcime.

"Jemi te pregaditur per pune, boll cka ka ndodhur, ende ka me pasur lajme te reja sa i perket largimeve dhe perforcimeve, nuk eshte koha e duhur te flas per emra por do te blejm edhe shum futbollist tjere mirpo ata nuk munden te vije deri ne perfuntim te pushimeve - Ka deklaruar drejtori sportiv Marota".

Almiron mbetet ne Bari

Sky Sport 24 lajmron se Bari ka blere gjysmen e kartonit dhe ka arritur marveshje me Juventusin per mesfushorin Sergio Almiron.

Juventus do te fitoj 2,5 milion euro.

Almiron do te mbetet ne Bari dhe do te luaj si futbollist i Barit dhe i Juves..

Juventusi të zyrtarizojë Bonuccin

Sipas Il Corriere dello Sport, Juventusi pritet që së shpejti të finalizojë marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Leonardo Bonucci.

Bonucci që është në bashkëpronësi të Barit dhe Genoas, do të transferohet te Juventusi pasi klubi nga Torino ka arritur marrëveshje me bashkëpronarët dhe me mbrojtësit italian.

Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda 24 orëve dhe ky transferim shihet si zëvendësim për Fabio Cannavaron, që nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën arabe Al-Ahli.

Juventus kerkon Albert Riera

Bianconeret deshirojn perfaqsuesin spanjoll Albert Riera.

Skuadra e Juves eshte e interesuar per sherbimet e Albert Riera i cili mbron ngjyrat e Liverpulit. Arritja ne Anfield nuk ka qen ardhje e mir per Rieran, ku Rafael Benitez nuk kishte dhene shum hapsir per futbollistin. Pas nje sezoni ne Liverpul eshte i interesuar ta ndryshoj klubin..

Megjithate ardhja e futbollistit ne Juventus pritet nga shitja e disa lejtarve biankoner behet fjal per Groson dhe Tiagon qe i kerkon Atletiko Madrid, ku me tehollat e shitjes mund ta transferojn Reiran. Sipas "Sportiitalia". Alber Riera vlersohet 8-9 milion euro, perveq Juventusit per te jan te interesuar edhe Hamburg, dhe Stuttgart.

Krasic shum pak larg Juves

Marko Naletilic ka deklaruar se puna nuk ka perfunduar dhe Milos Krasic mund te kaloj ne Juventus.

Ky agjent i cili eshte i dergar nga Juventus per te diskutuar me Ruset deklaron se ndarja Krasic - Juventus eshte vetem 1 milion e gjysme dhe mund te perfundoj shume shpejte..

Juventus ka ofruar 15 milion, kurse CSKA kerkon 16.5 milon, ketu bisedimet jan ndalur, por Italianet nuk jan dorzuar ka deklaruar Naletilic.

Ai ka deklaruar se mund te ket bisedime pas kampionatit Botror..

Po ashtu Naletilic ka deklaruar se per Krasic eshte i interesuar edhe Manchester City..

Trezegue mund te largohet

33 vjeqari dhe legjenda e sulmit te Juves, David Trezegu mund te largohet se bashku me Diegon dhe Giovinkon, per te cilin shum shpejt pritet te gjeje nje skuader tjeter..

Pritet qe kjo qeshtje te mbyllet per nje jave ka deklaruar menagjeri Antonio Caliendo.

Ai ka oferta, kur te rikthehet nga pushimi, do te diskutojm me kryesin e klubit. Ka edhe nje vjet deri te skadimi i kontrates dhe presim qe skuadra te dal me nje qendrim rreth se ardhes te Trezegues ka deklaruar menagjeri i tije..

Trezegue ne Juventus eshte qe 10 dhe eshte golashenuesi me i mire sa i perket te huajve - jo Italian..

Gallas nuk e ka pranuar Oferten e Juves..

Futbollisti i Arsenalit dhe i kombetares Franceze William Gallas (32 vjeqar) ka refuzuar oferten e pare te Juventusit..

Gallasit kontrata me Arsenalin i perfundon ne fund te muajit Qershor, dhe pritet te jet i lire..

Sipas L'Equipeu, Skuadra e Juventusit i ka ofruar nje gontrat 2 vjeqare me pag prej 2 miloneve per nje sezone, ku ai ka refuzuar duke i kerkuar 4 milion per nje sezon..

Kjo deklarat vije menjeher pas deklarates se menagjerit te Gallasit Etienne Mendy, icili per mediat Italiane deklaroj se do te ishte shum i lumtur nese klienti i tije luan ne Juventus..

Interesim per Gallasin kan shprehur edhe Panatinaikos dhe Parisezhermen mirpo kerkesa e pages eshte problem qe te arrijn marveshje me futbollistin..

Grygera mund te kaloj ne Shtutgart

Pas kalimit te Cristian Molinaros, edhe nje futbollist tjeter i Juventusit mund te kaloj ne Bundesligen Gjermane, Stuttgart.

Behet fjale per Qekun Zdeneku Grygeri.

Dje ne TV Sportitalia eksperti per qeshtjet e futbollit Alfredo Pedulla ka deklaruar se gjermanet mund te dergojn nje ofert per Qekun Grygera.

Deri me tani keto jan vetem fjal mirpo shum shpejt mund te vije deri te bisedimet ndermjet dy skuadrave..

Tiago shume afer Atletico Madrid

Sipas gazetave Portugeze , Juventus dhe Atletiko Madrid kan arritur marveshje per transferimin e Tiagos ne Madrid..
Vlera e transferimit eshte 5.5 milion, mirpo per tu arritur marveshja pritet qe Tiago ta pranoj pagen vjetore prej 2.8 milion ne vite..

23 qershor 2010

LAJME NEWS 23.06.2010 - GrandeJuve



  • Tiago - Deshiron te mbetet ne Spanje..

  • Galas - Deshiron qe kete vere te luaj ne Juventus

  • Martinez - Nuk eshte i knaqur me pagen..

  • Kolarov - Eshte dicka e mire kur te kerkon Juve..

  • Buffon - Lajmron se shpejti do te rikthehem

  • Nga Franca - Juve keni 18 milion gati për Michel Bastos

  • Naletiliç - "Krasnic në Juve është ende e besueshme hipoteza"

I nderuar që kaloi te Juventus

Juventus ka njoftuar përmes ueb faqes së vet zyrtare se ka transferuar portierin italian, Marco Storari nga Milan. “Zonja e Vjetër” do t’ia paguajë Rossonerëve 4.5 milionë për tri vjet. Ndërsa, 33 vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Jam i nderuar që kam kaluar te Juventus. Po arrij në një klub të madh, i cili ka shpenzuar një shifër të rëndësishme për mua: kjo është një kënaqësi. Prania e drejtorit Marotta dhe e trajnerit Del Neri ka qenë vendimtare në zgjedhjen time”, tha Storari i cili mendon se mund ta zëvendësojë portierin e lënduar Gianluigi Buffon.

Reali e Mançesteri nuk heqin dorë nga Kielini

Dy gjigandët e Europës vazhdojnë të jenë të interesuar për qendërmbrojtësin e kombëtares italiane që luan me Juventusin, Xhorxho Kielini.

Agjenti i lojtarit, Davide Lipi, pohoi për tabloidin britanik “Daily Mirror” se Kielini vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Realit të Madridit dhe Mançester Junajtid këtë verë. “Reali dhe Mançesteri po vazhdojnë të ndjekin Xhorxhon dhe pas botërorit situata do të jetë më e qartë”, shpjegoi agjenti.

Gjithashtu, menaxheri i mbrojtësit lëshoi sinjale për drejtuesit e Juves, duke lënë të kuptohet se kontrata e lojtarit do të rishikohet: “Xhorxho nënshkroi një marrëveshje me klubin para dy vitesh, kur ishte i ri. Sot, pas dy sezonesh me nivel të lartë, ka arritur formën më të mirë. Është koha që ai të ketë një kontratë prej lojtari të madh”.

Juventusi kërkon Forlan

Juventusi është i gatshëm që të nisë negociatat për sulmuesin fantastik të Atletico Madridit, Diego Forlan, ndërsa për këtë pritet të shfrytëzohet dhe Tiago.

Sportivja nga Torino, Tuttosport, pohon se Zonja e Vjetër e ka identifikuar Forlanin si top lojtarin që do të duhet të transferohet këtë verë. Juventusi për këtë pritet të shfrytëzojë lojtarin e huazuar në kahe të kundërt, Tiago, pasi edhe futbollisti edhe Atletico Madridi dëshirojnë të qëndrojnë së bashku.

Juventusi nuk ka ndonjë problem për këtë, pasi që në këmbim e dëshiron Forlanin. Giuseppe Marotta pritet të takohet me zyrtarët e Atleticos shumë shpejtë për çështjen Tiago, ndërsa do të shfrytëzohet rasti për të kërkuar edhe shërbimet e Forlan. Atletico është i interesuar edhe në Fabio Grosson dhe mendohet se Grosso dhe Tiago, plus para shtesë, do ta bindin Atleticon ta pranojë marrëveshjen.

Zyrtare: Juventusi transferon Storarin

Juventusi ka transferuar nga Milani portierin Marco Storari për 4.5 milionë euro, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me rosonerët.

“Juventusi dëshiron të komunikojë se ka arritur marrëveshje me Milanin për një transferim permanent, që hyn në fuqi nga 1 korriku 2010, për Marco Storarin. Shuma e transferimit prej 4.5 milionë euro do të paguhet gjatë tri viteve. Juventusi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me portierin”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Juventusi.

Storari u shpreh të jetë i kënaqur që u bashkua me Del Nerin, që e drejtoi atë sa ishte i huazuar te Sampdoria.

Veloso zgjedh në mes të Milan, Juve ose Fiorentina

Mesfushori i Sporting Lisbonës, Miguel Veloso, thotë se synim i tij është të nënshkruajë me ndonjë klub italian.

Portugezi vazhdimisht është duke u lidhur me një largim nga Sportingu dhe me transferim në disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Dhe, duket se kështu edhe do të ndodhë, pasi vetë lojtarë ka shprehur dëshirë të luajë në Serie A.

“Pas Kupës së Botës do të vendosi për të ardhmen time. Mendoj se ky është viti i duhur për t’u larguar nga Portugalia dhe për të kaluar në Itali. Cili ekip më kërkon? Milani, Juventus dhe Fiorentina. Do të shohim, ndjehem i gatshëm”, ka thënë portugezi për Corriere dello Sport.

22 qershor 2010

Marchisio: Shumë eksperimente po bën Lipi

Mesfushori i Italisë, Claudio Marchisio, ka thënë se eksperimentet taktike të trajnerit Marcello Lippi kanë krijuar konfuzion në ekip. 24 vjeçari, në dy ndeshjet e para në Grupin F, luajti prapa sulmuesve dhe në krahun e majtë. “Në Kampionatin Botëror, shumë prej futbollistëve nuk janë duke luajtur në pozitat e tyre të zakonshme, sepse trajneri është duke bërë shumë eksperimente. Ndryshimet e shpeshta janë përcjellë me gabime dhe kanë krijuar konfuzion në mesin tonë, por ai ka përvojën e duhur për të na udhëhequr nga kjo situatë”, - tha Marchisio për televizionin italian RAI.

Lippi aktivizoi futbollistët e njëjtë në barazimin 1-1 me Paraguain dhe rezultatin identik kundër Zelandës së Re, por në sistemet 4-2-3-1 dhe 4-4-2. “Jemi paksa të dëshpëruar, sepse kemi menduar se do të kalojmë shumë më lehtë nga ky grup. Ishte gabim të bëjmë aq shumë krosime kundër Zelandës së Re, që është e fuqishme në ajër”, - përfundoi ai.

Cassano, te Juve në vitin 2011

Juventusi e ka bërë Antonio Cassanon transferimin prioritar, por kjo nuk do të ndodhë para vitit 2011, njofton Tuttosport.

Sipas spekulimeve të gazetës torineze, drejtori i Juves, Giuseppe Marotta, ka marrëdhënie të shkëlqyera me Cassanon, pasi që ishte Marotta ai që ia shpëtoi karrierën sulmuesit italian kur e transferoi nga Real Madridi te Sampdoria, ndërsa që nga ajo kohë, forma e Cassanos është vazhdimisht në ngritje.

Luigi Del Neri e ka mirëpritur këtë ide dhe që të dy, edhe Del Neri edhe Marotta, kanë marrë pjesë në martesën e Cassanos të shtunën. Kontrata e Alessandro Del Pieros skadon në vitin 2011 dhe Cassano shihet si zëvendësim ideal për kapitenin legjendar.

Storari i ngazëllyer me kalimin në Juve

Portieri i Milanit, Marco Storari, gjendet sot në Torino për të kompletuar kalimin e tij te Juventusi.

Storari ka arritur marrëveshje për kushtet me Juven dhe pritet gjatë ditës ta kompletojë transferimin e tij.

“Jam i lumtur, është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj, të luaj për biankonerët. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Storari mbrëmë derisa është larguar nga zyrat e Juventusit.

33-vjeçari do të ribashkohet me trajnerin e ri të Juventusit, Gigi del Neri, i cili sezonin e kaluar ka luajtur në Sampdoria.

Cannavaro i thotë Terryt: Nuk mund ta mposhtësh Capellon

Kapiteni i Chelseat, John Terry, është paralajmëruar nga kapiteni i kombëtare së Italisë, Fabio Cannavaro, të mos kundërshtojë trajnerin e Anglisë, Fabio Capello.

Terry doli publikisht me ankesat e tij ndaj taktikave të Capellos gjatë të dielës. Por atij i është tërhequr vëmendja nga ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Juventusit, Cannavaro, i cili ka luajtur për Capellon në nivel klubi dhe njeh mirë mentalitetin e tij.

“Fabio është bosi. Nëse nuk kuptoni se Fabio është bosi, shumë shpejt do të jeni jashtë ekipit. Kur ishim në Madrid, David Beckham ishte lojtari më ikonë në botë, por Fabio nuk kishte frikë të tregojë se kush është bosi”, ka thënë Cannavaro.

Italiani megjithatë beson se Capello do të mund ta drejtojë me sukses edhe më tej kombëtaren e Anglisë gjatë Kupës së Botës.

21 qershor 2010

LAJME NEWS 21.06.2010 - GrandeJuve



  • Van der Wiel kerkohet nga Juventus

  • Juve eshte i interesuar per Michel Bastosa

  • Filipe Melo kerkohet Anti Interet..

  • Giovinco kete jave do ta ndryshoj skuadren

  • Poulsen dhe Grygera per Elia

  • Juventus ende kerkon Francezin Philippe Mexes nga Roma

  • Storari - sot pritet te kaloj testin mjeksor

  • Juventus kerkon mbrojtesin e Shtutgartit - Tasci