19 qershor 2010

Buffon qëndron në Juve

Pas lëndimit të Gianluigi Buffonit janë rritur spekulimet se ai mund të largohet nga Juventusi, e të cilat megjithatë i hedh poshtë në mënyrë kategorike agjenti Silvano Martina.

“Nuk kam shumë se çfarë për të thënë, Buffoni nuk është i kënaqur me atë që po ndodhë. Sidoqoftë, lëndimet ndodhin në futboll. Nuk ka nevojë për t’u brengosur, Juventusi do të vazhdojë t’i besojë atij”, tha Martina.

Po spekulohet se Juventusi po planifikon të transferojë portierin e Milanit, Marco Storari, si zëvendësim për Buffon.