15 qershor 2010

Chiellini të zëvendësojë Vidic te United?

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

The Sun shkruan se Ferguson do të lansojë ofertë në vlerën e 25 milionë eurove për mbrojtësin italian. Chiellini, 25-vjeçar, është zgjidhja e parë e United për të zëvendësuar Nemanja Vidic, nëse serbi largohet nga Old Trafford siç edhe pritet.

Pavarësisht se është një prej emrave më të mëdhenj në Serie A, Chiellini merr një pagë modeste prej 1.7 milionë funtesh në vit dhe ka edhe dy sezone të mbetura në kontratën e tij me Juven.

Edhe Zonja e Vjetër mund të pajtohet për të pranuar ofertën e Djajve të Kuq, pasi është në proces për të rindërtuar ekipin pas një sezoni të tmerrshëm ku ata përfunduan në pozitën shtatë. /