17 qershor 2010

Diego: Dua të qëndroj te Juve

Mesfushori kreativ i Juventusit, Diego, shpreson të qëndrojë te klubi nga Olimpico i Torinos, pavarësisht një sezoni po thuajse të dështuar.

“Unë nënshkrova kontratë pesëvjeçare sezonin e kaluar dhe dua të qëndroj. Unë e di se një ditë dua të luaj në Brazil, por tani nuk është koha”, theksoi Diego.

Nga ana tjetër, agjenti i Diegos, Giacomo Petralito shtoi: “Unë vë bast se Diego nuk do largohet nga Juventusi. Klubi kurrë nuk ka shitur lojtarët e mëdhenj, dua të them se Diego do të qëndrojë këtu”.