10 qershor 2010

Ferrara: Juve t’u japë rast Diegos dhe Melos

Ciro Ferrara u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit që të harrojnë atë që ka ndodhur dhe t’u japin edhe një rast futbollistëve Diego dhe Felipe Melo.

Bianconerët kanë shpenzuar 50 milionë euro në transferimin e dy futbollistëve të lartpërmendur, ndërsa që të dy kanë dështuar në njërin prej sezoneve më katastrofale të Juventusit në histori të klubit.

“A duhet t’u japë Juventusi Melos dhe Diegos edhe nga një rast? Mendoj se po, sepse nuk do të jetë lehtë t’u gjejmë atyre një klub tjetër. Plus, duhet të presim dhe të shohim se si do luajë Del Neri”.

“Diego mund të jetë në rrezik këtu. Nuk mendoj se Juve ka nevojë për revolucion, vetëm duhet të rigjejë mentalitetin fitues dhe t’i ndihmojë trajnerit në projektet e tij, kurse më pas vijnë trofetë”, theksoi Ferrara për AGI