09 qershor 2010

Juve-Krasiç, marrëveshja më pranë

Një nga objektivat e merkatos bardhezi, Milosh Krasiç, ka shprehur interes për të mbërritur në Torino. Marrëveshja mund të jetë çështje ditësh.

Pas fjalëve të agjentit disa ditë më parë, tashmë vjen konfirmimi nga vetë lojtari. Në një portal lajmesh në vendin e tij, serbi është shprehur: “Nuk kam firmosur ende, por di që mes CSKA-së dhe Juventusit bisedimet po shkojnë mjaft mirë. Pres që gjithçka të mbyllet shpejt dhe pa probleme”.

Madje 25-vjeçari ka shtuar edhe disa fjalë si juventin: “Për mua është arritje në karrierë, pasi Juventusi është një nga klubet më të mëdhenj në Itali. Di që trajner është Delneri dhe jam shumë i kënaqur. Ai përdor skemën 4-4-2, që për mendimin tim, është ideale”. Marrëveshja mes klubit rus dhe atij italian mund të arrihet mbi bazën e 15 milionë eurove.