10 qershor 2010

Juventus, pas Gallasit

Juventus është duke monitoruar mbrojtësin e Arsenalit, William Gallas, kanë bërë të ditur mediat italiane të enjten.

Reprezentuesi francez muajin e ardhshëm do të jetë futbollist i lirë dhe ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme pas lajmit se nuk do të vazhdojë kontratën me Arsenalin.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marrotta, thuhet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e Gallasit rreth mundësisë së transferimit në Torino. Gallas është pjesë e Kombëtares franceze në Afrikën e Jugut.