29 qershor 2010

Kush e vodhi kupën?

Ndodhë edhe kjo. Vidhet kupa nga hajnat. Po kush e vodhi kupën? Policia në Johanesburg ka konfirmuar se hajnat kanë plaçkitur zyrat e FIFA-s, me ç’rast kanë vjedhur disa kopje të Kupës së Botës. Komisioneri kombëtar policor i Afrikës së Jugut, Bheki Cele, tha se është duke e hetuar rastin. Sipas gazetës “La Repubblica” shkruan se kopjet e Kupës së Botës është dashur të përdoreshin në skenën qendrore në “Soccer City” të Johanesburgut, në finalen që zhvillohet më 11 korrik.