10 qershor 2010

LAJME NEWS 10.06.2010 - GrandeJuve



  • Iaquinta për Dzeko ? - Juventus janë duke menduar për të sakrifikuar Iaquintan në mënyrë që të nënshkruajnë me Dzekon. Juventus si duket do të ofrojë Iaquintan plus para për të bindur skuadrën gjermane të lëshojnë Dzekon.Italiani është duke u kërkuar me ngulm nga Tottenham dhe dje agjenti i tij la të kuptojmë se largimi i tij nga Torino mund të jetë i mundur.

  • Shkëmbim Iaquinta-Bale? - Iaquinta i ofrohet Tottenham-it,për të marrë mbrojtësin e majtë Gareth Bale (20 vjeqar) që është në planet e Juves. Ky shkëmbim mund të jetë i mundur e miratuar nga fjalët e D’Amico sipas Gazetes Dello Sport.

  • Juventus, Probleme për Krasic - Kur dukej se serbi Milosh Krasic kishte vendosur të bashkohet me Juventusin për 15 milion euro, dolën disa probleme në negociatat në mes të klubit Italian dhe CSKA të Moskës.25 vjeçari ka rënë dakord të bashkohen me Juventusin, por zyrtarët e CSKA-s ngecën në marrëveshje për shkak se ka klube të tjera (sidomos Manchester City) të gatshëm të paguajnë më shumë se 15 milionë për lojtarin. Në ndërkohë, menaxheri i përgjithshëm Juventusit, Giuseppe Marotta është në Moskë dhe do të ketë një takim të ri me zyrtarët e CSKA-s sot për të parë se cilat janë qëllimet e tyre para se ai të kthehet në Torino.

  • Juventus në ndjekje të Clichy - Pas nënshkrimit të Pepes dhe Krasic të cilët pritet ti bashkohen Juves këtë verë, Bosat e Juventusit dëshirojnë të nënshkruajnë edhe me Gael Clichy të Arsenalit. Ai gjithashtu është në ndjekje nga Barcelona dhe Real Madrid.